“Thueja kangës, rini, pash syt e tu”/ Ja si i ka uruar 8 dhjetorin Edi Rama të rinjve

by KLIKOJE.AL

Kryeministri Edi Rama ka uruar ditën e Rinisë me poezi.

Ai ka zgjedhur vargjet e Migjenit ‘Poezinë e Rinisë’.

Sot shënohen 32 vjet nga rënia e komunizmit në vendin tonë.

Urimi i kryeministrit:

Mirëmëngjes! Dhe me vargjet e një kolosi të madh të letrave shqipe, në këtë Ditë të Rinisë, ju uroj të gjithëve t’ia kaloni sa më mirë, ndërsa ti, “Rini, thueja kangës ma të bukur që di!

Thueja kangës sate që të vlon në gji.

Nxirre gëzimin tand’ të shpërthejë me vrull…

Mos e freno kangën! Le të marri udhë.

Thueja kangës, rini, pash syt e tu…

Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu

me zjarrm tand, rini… Dhe të na mbysi dallga prej ndjenjash të shkumbzueme q’i turbullon kanga.

Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi

Kumbi i zanit të përplaset për qiellë

dhe të kthejë prap te na – se hyjt ta kanë zili

e na të duem fort si të duem një diell.

Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!

Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.