“Skuadër me cilësi”, Tuchel “çon” Shqipërinë në Botëror: Shihemi atje, e dija që do ishte një përballje e vështirë

Thomas Tuchel

Thomas Tuchel, trajneri i Anglisë foli pas duelit ndaj Shqipërisë përfunduar me rezultatin 0-2 me dy golat e Kane, ku nuk i kurseu elozhet ndaj kuqezinjve. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, ai u shpreh:

“Nuk ishte e thjeshtë. Ishte një ndeshje e vështirë, siç e kemi parashikuar. Shqipëria është e fortë, ka pësuar 5 gola, 4 nga ne. Ka stadium të mirë, skuadër me cilësi dhe trajner të mirë. Skuadra ka bërë progres, ka mundësi për të bërë më mirë.

Jam shumë krenar për rekordin, e 0 golave të pësuar. Është e mundur të shihemi në Kupën e Botës, i kemi të gjitha mundesitë dhe kualitetet. Ishte e rëndësishme të shënonim golin e parë të ndeshjes, morëm një avantazh të jashtëzakonshëm dhe arritëm ta menaxhonim”, u shpreh Thomas Tuchel.

LEXO ME SHUME:Kane fik Shqipërinë për 8 minuta, Anglia mbyll grupin si i pamposhtur dhe me asnjë gol të pësuar (video)

Related posts

“Na shpëtoi penalltia!”/ Orges Shehi analizon derbin me sinqeritet: S’ishim konkretë para portës’

“Besuam te të rinjtë, kjo është kostoja”/ Enkeleid Dobi tregon arsyet e humbjes nga Elbasani: Projekti është për të ardhmen

Derbi lë shije të hidhur, Ilir Daja: Dominuam, por s’dimë të vrasim ndeshjet, duhet të ishim më lart në renditje