Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë ka folur në prag të sfidës. Vllaznia do të përballet në transfertë nesër me Dinamon në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superiores.
DEKLARATA E THOMAS BRDARIC
“Ju uroj një fundjavë sa më të mirë të gjithëve, kemi punuar fort dhe kemi shumë motivim për të qenë të përgatitur për këtë sfidë. Kemi luajtur kundër Dinamos, duhet të tregojmë më shumë se 100% nëse duam të fitojmë nesër dhe ky është objektivi ynë. Ne kurrë nuk e nënvlerësojmë asnjë ekip në Superiore e kemi fokusin te ndeshja e nesërme, do të shohim veten tonë, pres fokusim të lojtarët dhe të vëmendshëm për objektivat kryesorë.
E kujtojmë ndeshjen e humbur, por nuk ishte çdo gjë keq. Duhet të mësojmë nga gabimet që kemi bërë. Është një pikturë e bukur, objektivi jonë është të marrim sa më shumë pikë. Është investimi dhe sakrificat që kemi bërë, duhet të përballojmë uljet dhe ngritjet gjatë sezonit, por objektivi jonë është vetëm fitorja. Kemi gjithsecilin të gatshëm, duhet të rrimë me këmbë në tokë, Spahia është në fazë rikuperimi, por për momentin merremi me lojtarët që janë të gatshëm.
Është mirë të kalonim këtë fazë të dimrit, tani është detyra të mbajmë këtë ritëm dhe të përmirësohemi çdo ndeshje, të rrimë me këmbë në tokë dhe të jemi të përqëndruar dhe disiplinuar. Të jemi të uritur dhe mos mendojmë që gjërat janë të thjeshta, por të presim hapin e radhës. Presim të fitojmë nesër dhe pastaj të shohim për dhurata pas ndeshjes”, deklaroi Thomas Brdaric.