105
Ndërsa na ndajnë dy muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, mbrëmjen e sotme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka një thirrje për të gjithë zyrtarët.
Në një postim në facebook, Meta i ka kërkuar të bëjnë kujdes maksimal në respektimin e Kushtetutës dhe ligjit, duke shtuar që “Nesër nuk mund të thotë: ‘Më detyruan!’ apo ‘Nuk e dija!’”.
“PARALAJMËROJ ÇDO ZYRTAR në Republikën e Shqipërisë: Të ketë KUJDES maksimal në respektimin e Kushtetutës dhe në respektimin e ligjit!
Nesër nuk mund të thotë: “Më detyruan!” apo “Nuk e dija!”.
25 PRILLI PO AFRON! ”, thotë Meta.