Teutës i ikin golat, sulmuesi largohet nga Superliga; firmos në Uzbekistan (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Klejdi Daci është prezantuar ditën e sotme tek OKMK Olmaliq.22-vjeçari bëhet lojtari i dytë nga Superliga që firmos në Uzbekistan pas Luis Kaçorrit.

Edicionin e shkuar, Daci ishte shënuesi më i mirë i “Djemve të detit”, duke shënuar 9 gola, e duke e ndihmuar skuadrën bregdetare të siguronte qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.

Kjo do të jetë eksperienca e parë për Dacin jashtë Shqipërie, teksa në të shkuarën ka qenë dhe pjesë e Kukësit dhe Kastrioti.
Përvoja e parë ndërkombëtare,në këtë mënyrë konfirmohet edhe lajmi i faqes sonë i publikuar me 14 korrik.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.