Prej disa javësh, Teuta po kalon një moment të mirë në ecurinë e saj. Ndeshje pas ndeshje durrsakët kanë lënë pas krizën dhe kanë nisur të ndryshojnë fatet e këtij kampionati të tyre. Përballë bregdetarëve të dielën vjen Egnatia, një kundërshtar, që historia i ka buzëqeshur me 10 fitore në 14 ndeshje të zhvilluara. Flasin faktet, por gjithçka i ngelet fushës.
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga beteja ndaj Egnatias, Teuta vijon përgatitjet intensive nën drejtimin e trajnerit Edi Martini. Skuadra po punon me ritëm maksimal, teksa duhet theksuar se ndaj kryesuesve grupi nuk do të jetë i plotë. Kapiteni Kotobelli, Çyrbja dhe Qaqi po vazhdojnë riaftësimin, të diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës.
Asion Daja, një tjetër lojtar me probleme fizike, është drejt rikuperimit të plotë, por me të stafi po punon fort për ta pasur të gatshëm ndaj Egnatias, si një lojtar me peshë në mesfushë, mesfushori do të ndiqet me kujdes gjatë javës.