Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e prapambetur e javës së parë të “Abissnet Superiore”, Teuta – Dinamo City, nuk do të zhvillohet më 5 shtator, siç ishte planifikuar fillimisht.
Teuta dhe Dinamo kanë gjetur mirëkuptimin për të zhvendosur ndeshjen më 17 shtator, në orën 15:00, pasi Dinamo City ka dy lojtarë të grumbulluar me ekipet Kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës, së bashku me dy anëtarë të stafit të klubit.
Pas Naser Alijit me përfaqësuesen shqiptare dhe Hekuran Berishës me Kosovën U-21, një tjetër pjesëtar i Dinamo City grumbullohet me ekipet kombëtare.
Bjorni Duka është pjesë e Shqipërisë U-19. Mesfushori blu është ftuar nga trajneri Julian Ahmataj për ndeshjet miqësore me Kosovën dhe Moldavinë, që do të zhvillohen më 4-8 shtator te Shtëpia e Futbollit.