Tirana jep shpresë në Durrës, por ndihet e vjedhur; arbitri Barjamaj i jep një dorë Teutës (video)

by KLIKOJE.AL

Teuta dhe Tirana janë ndalur në barazim 1-1 në sfidën e zhvilluar në stadiumin e Durrësit, një takim i shoqëruar jo vetëm me gola, por edhe me tensione dhe protesta. Tirana e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e 4-të me Ndong, i cili përfitoi nga një moment hutimi në mbrojtjen vendase dhe dërgoi topin në rrjetë.

Teuta reagoi gradualisht dhe arriti të barazojë në minutën e 31-të. Arbitri Barjamaj akordoi një penallti për durrsakët, vendim që u kundërshtua ashpër nga kampi bardheblu. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Beshiraj, i cili vendosi ekuilibrin në rezultat.

Kontestimet e Tiranës ndaj penalltisë vijuan edhe pas përfundimit të pjesës së parë. Para nisjes së fraksionit të dytë, lojtarët dhe stafi teknik i Tiranës protestuan duke mos u shfaqur në fushë për rreth 10 minuta, si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit arbitral.

Pas rifillimit të lojës, të dyja skuadrat u përpoqën të gjenin golin e fitores, por pa sukses. Rastet u shpërndanë në të dy portat, ndërsa ndeshja u karakterizua nga luftë sportive dhe ndërhyrje të forta.

Në fund, Teuta dhe Tirana u desh të kënaqeshin me nga një pikë, në një përballje që do të mbahet mend më shumë për tensionin dhe episodet jashtë fushës sesa për rezultatin përfundimtar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.