Teuta dhe Laçi do të përballen këtë të shtunë për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, nis në orën 15:30.
Një duel direkt për mbijetesën, pas kurbinasit me 33 pikë mbajnë vendin e fundit në tabelë. Në krahun tjetër me 35 pikë, skuadra e Teutës renditet e 9-ta në tabelën e klasifikimit.
Ndërkohë që klubi durrsak ka bërë një njoftim të rëndësishëm për tifozët. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Teuta lajmëron tifozët se hyrja në stadium do të jetë falas për këtë sfidë.
Një qasje kjo për të afruar sa më shumë tifozë teksa prej kohësh durrsakët kanë braktisur skuadrën e tyre pasi “Niko Dovana” është thuajse e boshatisur në çdo takim. Java e 34-t është programuar të shtunën, më 12 prill, në orën 15:30. Ndeshjet e javës së 35-të do të luhen po të shtunën, më 19 prill, në orën 15:30. Java e 36-të dhe e fundit e kampionatit të rregullt do të luhet të dielën, më 27 prill, në orën 15:30.
POSTIMI I TEUTËS


1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Teuta si finale me Laçin, klubi durrsak me njoftim të rëndësishëm për tifozët (POSTIMI) […]
Comments are closed