Tërmeti i fuqishëm në Turqi, dalin nga rrënojat tre futbollistë të njohur (EMRAT)

Tërmeti i fuqishëm që ka prekur Turqinë ka lënë shumë të vdekur e të plagosur.Të gjithë forcat e mundshme dhe qytetarët vendas janë duke u përpjekur të nxjerrin nga rrënojat persona me shenja jete.

Në Hatay, janë nxjerrë tre lojtarë të ekipit të Hataysapor. Bertug Yildirim, Kerim Alici dhe Burak Oksuz u nxorrën nga rrënojat në gjendje të mirë shëndetësore.

Pak orë më parë, Volkan Demirel, ish-portieri legjendar i Turqisë dhe trajneri aktual i Hatayspor, ishte live në rrjetin e tij social Instagram, ku me sytë e mbushur me lot, bëri thirrje për ndihmë pasi situata në Hatay ishte shumë e rëndë.

Related posts

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)

Partizani në krizë identiteti, pa Europë, nis revolucioni në merkato! Trajneri i huaj në horizont