158
Tërmeti i fuqishëm që ka prekur Turqinë ka lënë shumë të vdekur e të plagosur.Të gjithë forcat e mundshme dhe qytetarët vendas janë duke u përpjekur të nxjerrin nga rrënojat persona me shenja jete.
Në Hatay, janë nxjerrë tre lojtarë të ekipit të Hataysapor. Bertug Yildirim, Kerim Alici dhe Burak Oksuz u nxorrën nga rrënojat në gjendje të mirë shëndetësore.
Pak orë më parë, Volkan Demirel, ish-portieri legjendar i Turqisë dhe trajneri aktual i Hatayspor, ishte live në rrjetin e tij social Instagram, ku me sytë e mbushur me lot, bëri thirrje për ndihmë pasi situata në Hatay ishte shumë e rëndë.