Presidenti Aleksandar Vucic është nisur sonte pak pas orës 19:00 me helikopter nga Beogradi drejt Rashkës për tu takuar me “serbët nga Kosova dhe Metohia” në vijën administrative.
Vucic theksoi se do të pranojë çdo vendim të serbëve për heqjen e barrikadave në veri të krahinës jugore.
“Përsëri rrugës për në Rashkë, ku do të bisedoj me serbët e Kosovës dhe Metohisë. Duke e ditur se ata, deri në çlirimin përfundimtar, nuk do të kënaqen me asnjë vendim, me ndërgjegje dhe fytyrë të pastër, shkoj para tyre, i bindur se sot është një ditë e mirë për Serbinë, se kemi ruajtur paqen dhe kemi marrë garanci për sigurinë dhe mbijetesën e serbëve. Cilido qoftë vendimi i popullit tonë, unë do ta pranoj, do të jem me ta dhe do ta ruajmë unitetin serb”– ka shkruar Vucic në Instagram.