Të shtunën në orën 15:30 do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së 35-të të Kategorisë Superiore. Mes tyre është dhe përballja direkte mes Tiranës dhe Teutës që luftojnë për një qëllim.
Ekipi bardheblu do të presë durrsakët të shtunën në “Arenën Kombëtare”. Tirona Fanatics kanë bërë njoftimin e tyre në faqen zyrtare dy ditë përpara ndeshjes me “djemtë e detit”.
“Të shtunen 15:30 Tirona lu të rradhës kundër teutës në “Air Albania”. Mbështetja dhe 3 pikët janë jetike në këtë moment të veshtirë që po kalon ekipi. Të gjithë aty, pa përjashtim…për Tironën, për Kryeqytetin!”, shkruan tifogrupi i kryeqytetasve.
SITUATA NË KLASIFIKIM
Një fitore ndaj Teutës, që ndodhet në vendin e 6-të, do të ishte një hap i madh drejt sigurimit të mbijetesës në Kategorinë Superiore.
Në përballjet e mëparshme mes këtyre dy ekipeve, rezultati ka qenë i balancuar, me të dyja skuadrat që kanë arritur fitore dhe barazime . Kjo tregon se ndeshja pritet të jetë e luftuar dhe me shumë intensitet
Tirana, duke qenë aktualisht në vendin e 8-të me 36 pikë, ndodhet në një situatë të vështirë, por jo të pashpresë për të mbijetuar në Kategorinë Superiore. Tirana është një emër i madh në futbollin shqiptar, dhe me përqendrim dhe përkushtim mund t’ia dalë.