Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj në Kuvend ka thënë se se Shqipëria është një vend partner i SHBA, e së shpejti do të çelen negociatat për anëtarësimin në BE.
Madje ajo i bëri edhe ftesë opozitës që të heqin dorë nga politikat e këtyre 31 viteve dhe të bëhen bashkë.
“Ky memorandum i rëndësishëm me SHBA vjen në këtë funksion dhe është reflektim i përpjekjeve tona për trashëgiminë kulturore dhe vjen në një kohë jo të rastësishme. Besoj se kjo ka lidhje me një marrëdhënie të fortë të Shqipërisë me SHBA. Sot, çelet Samiti për Demokracinë. Një iniciativë e zotit Biden që përfshin vende demokratike e qasje për zhvillim, e nuk është rastësi që Shqipëria është ftuar të marrë pjesë në këtë samit, që nis sot e nesër online.
Dje ishte festë, 8 dhjetori, dita e rinisë. Përkujtimi i një dite që shqiptarët u zgjuan nga një sistem që i robëroi, fizikisht, psikologjikisht. 31 vite më vonë kemi shumë punë për të bërë ende për të konsoliduar demokracinë tonë të re. Shqipëria është sot në prag të çeljes së negociatave, është një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit OKB, për të vendosur në interes të zhvillimit të vendit. Ky samit, përcakton qartë disa piketa në luftën ndaj korrupsionit. Sot, Reforma në Drejtësi është ngritur me të gjitha institucionet përkatëse.
Shqipëria ka treguar që është një faktor destabiliteti në Rajon dhe është me rëndësi që të bëhemi bashkë për të treguar që në këtë 31-vjetor të ndryshimit të pushtetit të zhytemi në politikë, ku mospranimin e mendimit ndryshe, cënimit të dinjitetit, e ka parësor e parim,” tha Spiropali ndër të tjera.