Një recetë mjaft dimërore që dhuron shumë ngrohtësi dhe shije që në kafshtat e para.
Tava me kungull vjeshte është e ngjashme me atë të patateve të shtruara në furrë apo patëllxhanëve.
Shija kremoze e djathit dhe shkfirtësia e kungullit do ta bëjnë këtë recetë ndër më të preferuarat tuaja.
Ndaj mos hezitoni ta provoni duke ndjekur këshillat tona si më poshtë.
Përbërësit
1 kg kungull i pastruar
300 gr djathë kaçkavall i butë
40 gr miell
30 ml vaj ulliri
50 gr djathë i grirë
40 gr bukë e thekur e grirë
Kripë
Trumzë e freskët
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete zgjidhni një kungull vjeshte të gjatë.
Priteni në rrathë 1-2 cm, qërojini lëkurën dhe spërkatini me miell nga të dyja anët.
Më pas shtojini një nga një në një tavë qelqi të lyer me pak vaj ulliri.
Kështu do të formoni shtresën e parë me katër feta kungulli dhe nëse ju ka mbetur ndonjë copëzë gjatë prerjes me të mund të mbushni hapërsirat bosh.
Shtoni pak thërrime buke, djathë kaçkavall të grirë dhe disa feta djath kaçkavall të butë.
Tani vazhdoni me shtresën e dytë të kungujve duke përsëritur të gjithë procesin që ju shpjeguam më lart.
Nëse përdorni një tavë të vogël do ju dalin tre shtresa ndërsa në një më të mëdha duhet të jeni minimalisht dy.
Ruani pak bukë të thekur dhe djathë për sipër duke bërë kujdes që të gjithë sipërfaqen ta mbuloni me feta djathi kaçkavall.
Në fund shtoni degët e trumzës së freskët për më shumë shije e aromë dhe futeni të piqet në furrë të ngrohtë.
Sipas tavës vendosni një letër furre dhe piqeni në temperaturën 190 gradë për 40 minuta.
Pasi të ketë kaluar kjo kohë, hiqeni letrën e furrës dhe vendosni sërish tavën të piqet në temperaturë 170 gradë për 15-20 minuta.
Kur kungulli të jetë zbutur, tava juaj është gati dhe pasi ta lini të ftohet pak priteni dhe servireni sipas dëshirës.