Taulant Xhaka ka vendosur të varë këpucët në gozhdë dhe ta mbyll me futbollin e luajtur. Vendimi për t’i dhënë fund karrierës si futbollist profesionist në mbyllje të këtij sezoni, është bërë publik nga klubi i Bazelit, ku mesfushori shqiptar ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës duke fituar 6 tituj kampion në Zvicër.
“Gjithçka që kam mundur të përjetoj me këtë klub deri më tani është ende një ëndërr për mua , sidomos si vendas i Bazelit. Kam qenë në gjendje të përjetoj kaq shumë momente të mrekullueshme në klub, kam pasur kaq shumë bashkëlojtarë të mëdhenj në dhomën e zhveshjes dhe kam qenë në gjendje të luaj kundër futbollistëve më të mirë në botë.
𝓔 𝓝𝓸𝓬𝓱𝓻𝓲𝓬𝓱𝓽 𝓿𝓸𝓶 𝓣𝓪𝓾𝓵𝓲 ❤️💙#FCBasel1893 #AlliZämme #BrennefürdrFCB #rotblaulive pic.twitter.com/sNeVQQ9Mt9
— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) February 12, 2025
Ishte gjithmonë e rëndësishme për mua që të vendosja vetë që të ndaloja të luajturit futboll dhe kam arritur në konkluzionin që në verë do të jetë ai moment. Do të jem 34 vjeç në fund të marsit dhe çfarë mund të jetë më mirë se të tërhiqem në moshën 34-vjeçare, numrin që kam mbajtur mbi shpinë që te të rinjtë”, tha ndër të tjera Taulant Xhaka në një video të publikuar nga klubi ku ai komunikonte lamtumirën nga futbolli i luajtur në fund të këtij sezoni.