Taulant Balla zyrtarisht ministër i Brendshëm! Betohet sot para Presidentit për t’i zënë vendin Bledi Çuçit

by KLIKOJE.AL

Këtë të shtunë në orën 10:00 në Presidencë, do të mbahet ceremonia e betimit të Taulant Ballës, si Ministri i ri i Brendshëm i vendit.

Kuvendi miratoi më 13 korrik, me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim emërimin e Ballës, i cili do të zëvendësojë Bledi Çuçin pas shkarkimit të tij.

Ky i fundit u shkarkua nga kryeministri Edi Rama pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Thumanë, ku të afërmit e ish-deputetit Rrahman Rraja dhunuan brutalisht dy persona të cilët denoncuan dëmtimet në banesat e tyre nga një gurore në Borizanë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.