Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat i ka shtrirë dorën për bashkëpunimin PD-së së vulës për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Por teksa të gjithë presin që mazhoranca dhe opozita të ulen për të diskutuar mbi këtë çështje, duket se Balla i ka gati datat se kur do të zgjidhet Avokati i Popullit.
Para gazetarëve Balla deklaroi se mund të zgjidhet në datat 13 apo 20 korrik duke thënë se kjo nuk është vetëm një dëshirë, por atë që thotë e realizon.
“Kjo është një çështje tjetër, bëhet fjalë për të gjetur një drejtues të institucionit kushtetues. Kemi pasur një përpjekje serioze. Këndvështrimi i PS-së ka qenë i qartë, nuk mund të noterizojmë çdo kandidat nga opozita. Në seancën e kaluar kam thënë se jam në dispozicion për t’u ulur për të diskutuar, kam marrë aprovimin e grupit tim parlamentar. Me këtë të shkretë opozitë që kemi ne, mbahet vetëm si publik, nëse nuk bëhet publik filloni flisni dhe për takime në ashensore. Dua ta zgjedh kryetarin e Avokatit të Popullit deri në 20 korrik, unë e realizoj atë që them”.