Sot po ndajmë me ju nga Cooking Time një pjatë tradicionale, që me siguri të gjithë e shijojmë shumë!
Tasqebap me mish viçi është një pjatë e shijshme, që përgatitet për gjithë familjen.
Është një recetë e thjeshtë, por nëse i zbatojmë me kujdes “hilet” e vogla, do dalë një pjatë e shkëlqyer!
Përgatitja:
Si fillim grijmë 5 kokrra qepë në blender.
Grijmë në copa të vogla 3 thelpinj hudhër.
Përgatisim 500gr mish viçi duke e prerë në kubikë dhe pasi i lajmë i hedhim në një tenxhere ku paraprakisht kemi shtuar 50gr gjalpë.
I lëmë të skuqen për 10 minuta dhe më pas shtojmë qepën e grirë, hudhrat dhe 2 lugë gjelle salcë domatesh.
I kaurdisim për pak minuta dhe shtojmë 1 litër ujë.
I lëmë të ziejnë për 1 orë në zjarr të ngadaltë. Ky është SEKRETI që tasqebapi të trashet edhe të marrë shije perfekte.
Ju ftojmë ta provoni dhe të ndani me ne komentet se si ju doli!