Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: trafik droge

  • Arrestohet Myzafer Binaj i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge/ 41-vjeçari kapet në Shqipëri

    Arrestohet Myzafer Binaj i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge/ 41-vjeçari kapet në Shqipëri

    Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Mallakastrës. Bëhet fjalë për shtetasin Myzafer Binaj,  për të cilën gjykata e Messinës në Itali ka lëshuar një urdhër arrest.

    41-vjeçari akuzohet për trafik droge dhe pas procedurave do të ekstradohet në Itali.

    “Strukturat e DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe ndaluan një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

    Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit M. B., 41 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër.

    Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Messina, Itali, në korrik 2019, i ka vendosur urdhër-arresti për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, sqaron policia.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Vrasje, prodhim e trafik droge/ Ja kush janë 4 të dënuarit që OFL u “trokiti” në derë sot

    Vrasje, prodhim e trafik droge/ Ja kush janë 4 të dënuarit që OFL u “trokiti” në derë sot

    Operacioni Forca e Ligjit, në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë katër personave banues në Korçë.

    Ata janë dënuar për vepra penale si trafikim droge, prodhim e shitje droge, vrasje.

    Mario Tebexhiku, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

    Arben Shquti, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë;

    Ledio Çyçllari, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

    Emiljan Gjepali, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.