Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Stadiumi

  • Stadiumi vijon të bëhet “makth” për Tiranën, FSHF zbulon impiantin për sfidën ndaj Laçit

    Stadiumi vijon të bëhet “makth” për Tiranën, FSHF zbulon impiantin për sfidën ndaj Laçit

    Tirana do të presë për herë të parë Laçin në stadiumin e Durrësit. Pikërisht në “Niko Dovana” do të luhet ky takim, që provon stadiumin e tretë brenda sezonit. Përballjet e mëparshme mes Tiranës dhe Laçit u luajtën në Laç dhe Korçë. FSHF e ka konfirmuar axhendën, teksa kujtojmë se gjithçka do të zhvillohet të enjten. Më 6 mars ora 16:45, në një duel që ka vlerë për javën e 28-të, nis dhe faza e katërt për të dyja skuadrat.

    HUMBJA NDAJ DINAMOS

    Dinamo ka regjistruar një fitore madhështore në derbin ndaj Tiranës, duke e përmbysur dhe dominuar bardheblutë me rezultatin e thellë 1-4 në javën e 27-të të Superiores. Skuadra e Ilir Dajës konfirmoi forcën e saj dhe tani ngjitet në vendin e dytë të renditjes, duke lënë pas Vllazninë. Tirana është në një situatë dramatike, pasi mbetet në vendin e parafundit me vetëm 26 pikë, po aq sa Skënderbeu i fundit. Kjo disfatë e rëndon edhe më shumë presionin mbi skuadrën bardheblu, që tashmë duhet të luftojë për mbijetesë në një sezon katastrofik.

    Një derbi që nisi me premtime për Tiranën, por përfundoi me një makth të vërtetë për bardheblutë, ndërsa Dinamo feston një nga fitoret më të mëdha të sezonit. Kujtojmë se Tirana mban aktualisht vendin e parafundit në renditjen e përgjithshme. Laçi ka 5 pikë më tepër dhe renditet në vendin e gjashtë. Një derbi që nisi me premtime për Tiranën, por përfundoi me një makth të vërtetë për bardheblutë, ndërsa Dinamo feston një nga fitoret më të mëdha të sezonit.

    LEXO ME SHUME:Përfundimi i fazës së tretë! Partizani me hapa mbijetese, Tirana e Teuta mbajnë fundin

  • E FUNDIT/ Nuk luhet në “Air Albania”, mësohet stadiumi për derbin mes Partizanit dhe Tiranës

    E FUNDIT/ Nuk luhet në “Air Albania”, mësohet stadiumi për derbin mes Partizanit dhe Tiranës

    Prej disa ditësh stadiumi “Air Albania” është mbyllur dhe nuk po zhvillohen më aty ndeshje të Kategorisë Superiore. FSHF-ja ka argumentuar këtë kyçje të impiantit më modern në vend për shkak se terreni po i nënshtrohet rehabilitimit të barit. Në këtë mënyrë, derbi mes Partizanit dhe Tiranës që do të zhvillohet më datë 9 shkurt, e vlefshme për javën e 24-të të Abissnet Superiore do të zhvillohet në “Arenën e Demave”. Një derbi që zhvillohet për herë të parë në këtë impiant, që nga 14 nëntori i vitit 2022, ditë ku klubi i kuq zhvilloi ndeshjen e parë. Stadiumi “Arena e Demave” ka një kapacitet prej 4.500 vendesh.

    PËRBALLJET E FUNDIT

    Tirana e Partizani, rivalët miq-armiq të një jete, takohen për herë të dytë në këtë sezon në një derbi të zjarrtë. Kryeqyteti nuk e ka ende një dominues, pavarësisht se të kuqtë kryesojnë dhe bardheblutë janë në pozita të vështira. Për tifozët duhet fituar derbi dhe pas 0-0 në fazën e parë dhe 1-1 në fazën e dytë, është koha që dikush të ushtrojë pushtetin duke rrëmbyer suksesin. Një nga arsyet e kryesimit të Partizanit është pikërisht mbrojtja, që është më e mira në kampionat, me vetëm 10 gola të pësuar. Sulmi i Partizanit është gjithashtu i treti në kampionat, me 19 gola të shënuar, një më shumë se Tirana.

    LEXO ME SHUME:Partizani mes shumë probleme ndaj Laçit, Veselinovic konfirmon disa mungesa dhe sërish kritika drejtuesve: Ju e dini çfarë cilësie kanë pasur…

  • EKSKLUZIVE/ Tirana “shtegton” sërish, ndeshjen ndaj Elbasanit nuk e do e luajë në kryeqytet

    EKSKLUZIVE/ Tirana “shtegton” sërish, ndeshjen ndaj Elbasanit nuk e do e luajë në kryeqytet

    Gjetja e një stadiumi është kthyer në një problem për klubin e Tiranës, që detyrohet të shtegtojë larg kryeqytetit kur duhet të zhvillojë ndeshjet si skuadër pritëse.

    Klikoje Sport mëson se ndeshja e javës së 23-të të Abissnet Superiore, mes bardhebluve dhe Elbasanit do të luhet në Durrës.

    Kujtojmë që gjendja e stadiumin “Air Albania” nuk është në kushtet optimale dhe FSHF po e ruan fushën për ndeshjet e kombëtares, dhe me justifikimin se terreni nuk është ende gati.  Kujtojmë që Tirana ka zhvilluar dhe më herët takime në stadiumin “Niko Dovana” në takimin kundër Bylisit fituar 4-0.

    LEXO ME SHUME:Tirana merr oksigjen pas 8 ndeshjeve pa fitore, Shkëmbi ridebutim fitues; 3 gola Bylisit (video)

    Debutim fitues për teknikun Bledi Shkmëmbi. Tirana në ndeshjen e parë me teknikun e rikthyer në pankinë, ka mposhtur lehtësisht 0-3 Bylis në transfertë. Një ndeshje me sens unik, që ka ardhur në momentin e duhur për bardheblutë. Për Deden një kthim prapa, me skuadrën që nis të ndjejë sërisht peshën e renditjes.

    Bardheblutë dominuan nga fillimi deri në fund këtë sfidë, ku skuadra mike bëri gabime të vazhdueshme të pazakonta në çdo cep të fushës duke ua bërë shumë të thjeshtë lojën kryeqytetasve në sfidën e luajtur në “Adush Muça”. Megjithatë, ata e patën të vështirë të gjenin rrjetën duke gabuar shumë para portës dhe në mintuën e 37’ Ernest nuk gabon kësaj here i vtëm përballë Hasanbelli. Ishte Soler që e asistoi të vetëm në zonë.

  • Partizani pa “shtëpi” për Europën, UEFA nuk e liçenson për 300 metra rrugë (FOTO)

    Partizani pa “shtëpi” për Europën, UEFA nuk e liçenson për 300 metra rrugë (FOTO)

    Partizani nuk ka arritur të jetë në kohë për të certifikuar stadiumin “Arena e Demave” në ndeshjet e Conference League. Prej muajsh klubi ka nisur punën për të plotësuar kushtet e duhura, por sërish nuk ka qenë e mundur që të kuqtë të luajnë në shtëpi, edhe pse kanë stadiumin e tyre, ku kanë shpenzuar miliona euro.

    Ka disa kritere, që nuk janë plotësuar, por më kryesori konsiderohet rruga, që të çon për tek impianti. UEFA nuk e liçenson stadiumin e Partizanit pasi 300 metra rruge deri ne hyrje të stadiumit pasi është e pa asfaltuar. Klubi i Partizanit po pret 5 vite që Bashkia Tirane ta asfalojë ketë rrugë 300 metra.

    Fatkeqësisht ende nuk është zbatuar plani për një rrugë të re brenda standardeve. Ky investim kërkon një procedurë të gjatë dhe shihet e pamundur që të realizohet.

  • Sistem ndriçimi dhe ndërtimi i tribunës karshi, Egnatia nis me ritme të shpejta ndërtimin e stadiumit; gati për kompeticionet europiane

    Sistem ndriçimi dhe ndërtimi i tribunës karshi, Egnatia nis me ritme të shpejta ndërtimin e stadiumit; gati për kompeticionet europiane

    Egnatia ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, një lajm të rëndësishëm, bëhet fjalë për infrastrukturën. Klubi rogozhinas bën me dije se vazhdon puna me ritme të shpejta për ndërtimin e tribunës karshi të stadiumit “Arena Egnatia”.

    Gjithashtu bëhet me dije se gjatë ditëve në vazhdim do të nisë puna dhe për vendosjen e sistemit të ndriçimit.

    Ndër të tjera presidenti i klubit Z.Demrozi, iu ka premtuar tifozëve të Egnatias, se “Arena Egnatia” nga sezoni i ardhshëm do të presë të gjitha ndeshjet e kompeticioneve europiane.

     

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by KFEgnatia (@egnatia.al)

  • Prej vitesh pa stadium, Besa jep lajmin e mirë për tifozët, prezanton impiantin e ri (video)

    Prej vitesh pa stadium, Besa jep lajmin e mirë për tifozët, prezanton impiantin e ri (video)

    Besa e Kavajës prej më shumë se 7 vitesh është pa një “shtëpi” për të zhvilluar ndeshjet si pritëse. Tashmë duket se kjo “sorollatje” do të marrë fund.

    Kavajasit ditën e sotme kanë publikuar në “InstaStory” një video ku tregohet projekti i stadiumit që do të ndërtohet së shpejti. Punimet pritet të nisin së shpejti dhe qëllimi është që stadiumi të jetë gati për 100 vjetorin e klubit.

    Kujtomë se aktualisht Besa garon në Kategorinë e Parë, teksa pas 8 ndeshjes ka arritur të sigurojë 5 pikë dhe ndodhet në vendin e 10-të.