Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Sot

  • Mos trego…

    Mos trego…

    Njerëzit që të rrethojnë, shumica e tyre nuk të duan të jesh mirë ose të zhvillohesh ekonomikisht por edhe personalisht si njeri.

    Prandaj….

    kur diçka shkon mirë në jetën tënde,mbylle gojën dhe mos trego. Haren tënde mbaje për vete, momentet e bukura tregoju vetëm atyre që realisht të duan.

    Mbylle gojën…dhe mos trego kur :

    puna jote shperblehet mirë.

    ke një jetë plot dashuri dhe harmoni.

    ke një të dashur që të do me gjithë shpirt.

    bleve një makinë të re.

    bleve një shtepi të re.

    vajte me pushime në një vend ekzotik.

    prinderit e t’u janë të lumtur dhe të ndihmojnë me ato mundësi që kanë.

    ke aftësi të reja,ose një punë ose një ide të re. Ata që nuk e bejne dot vete, i thonë tjetrit ” Nuk je t’i për këto”.

    Dhe kështu me radhë vazhdon ky cikël, sahere t’i e hap gojën dhe flet për gjendjen tende, aq herë ato nuk realizohen. Sepse ka zili dhe njerëzit nuk duan evolucionin tend por të duan poshtë vetes.

  • Biden firmos ligjin historik të ndihmës ndaj koronavirusit me 1.9 trilionë dollarë

    Biden firmos ligjin historik të ndihmës ndaj koronavirusit me 1.9 trilionë dollarë

    Presidenti Joe Biden firmosi në ligj paketën stimuluese prej 1.9 trilionë dollarësh, duke përkujtuar një vjetorin e vendosjes së masave të ndalim qarkullimit në Shtetet e Bashkuara mbi pandeminë e koronavirusit, me një masë që synon të lehtësojë amerikanët e të forcojë ekonominë.

    Paketa u miratua në ditë më parë në Kongres, duke i dhënë presidentit demokrat një fitore të madhe në këto muaj të parë të mandatit të tij.“Ky ligj historik ka të bëjë me rindërtimin e shtyllës kurrizore të vendit”, tha Biden para nënshkrimit.

    Presidenti Biden e nënshkroi ligjin përpara një fjalimi të enjten në mbrëmje që përkon me përvjetorin e vendosjes së masave bllokuese në vend lidhur me pandeminë. Ai pritet të nxisë amerikanët të rrisin vigjilencën e të ofrojë shpresë, ndërsa numri i personave të vaksinuar në të gjithë vendin po rritet.

    Paketa siguron 400 miliardë dollarë të cilat do të jepen në formë pagesash direkte prej 1400 dollarësh për shumicën e amerikanëve, 350 miliardë dollarë ndihmë për shtetet dhe qeveritë lokale, një zgjerim të pagesës për fëmijët dhe rritje të fondeve për shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19-s.

  • Stuhi bore dhe akull në Angli, mbyllen qendrat e vaksinimit dhe shkollat

    Stuhi bore dhe akull në Angli, mbyllen qendrat e vaksinimit dhe shkollat

    Bora e madhe dhe akulli kanë sjellë probleme në disa zona të Mbretërisë së Bashkuar, duke mbyllur qendrat e vaksinimit të koronavirusit dhe shkollat ​ në disa vende.

    Paralajmërimet për borën përfshijnë pjesën më të madhe të Anglisë dhe Skocisë, si dhe pjesë të Irlandës së Veriut deri të mërkurën.

    Policia ka paralajmëruar njerëzit që të mos udhëtojnë, pasi mund të ketë vonesa për shkak të mbylljes së disa pjesëve të rrugëve.

    Në Londër dhe Anglinë juglindore, pritej të binte të hënën rreth 5cm-10cm dëborë.

    Deri në 15 cm dëborë parashikohej të binte në pjesë të East Midlands, Yorkshire dhe Humber, veçanërisht mbi Lincolnshire Wolds, me disa stuhi më të lehta  në zona të tjera të mbretërisë së Bashkuar , thanë parashikuesit e motit në BBC.

    Reshje të mëdha dëbore dhe temperatura deri në -15C janë parashikuar për disa zona të Skocisë, për zonat përfshirë Perthshire, Stirlingshire dhe Fife nga ora 03:00 deri në 21:00 të martën.

    Meteorologët parashikojnë ulje të temperaturave deri në -10 gradë celcius dhe reshje bore gjatë dy ditëve të ardhshme, me ngrica dhe akull.

    Ndërkohë aksidente të shumta rrugore janë shkaktuar nga stuhia Darcey në Mbretërinë e Bashkuar. 

    Disa rrugë u mbyllën në Norfolk, Lincolnshire, Cumbria, Derbyshire dhe Hertfordshire, ndërsa forcat e policisë në Anglisë Lindore kanë paralajmëruar shoferët se disa rrugë ishin bërë “të pakalueshme”.

    Paralajmërime janë lëshuar edhe për mbylljen e disa itinerareve të hekurudhave, pasi shërbimet e trenave mund të ndikohen nga moti i keq. Ndërkaq Southern Rail anuloi shërbimet në jug-lindje të Londrës, gjithashtu u mbyllën edhe linjat e trenave në Kent dhe Essex.

    Kushtet e këqija të motir çuan në mbylljen e disa qendrave të vaksinimit, duke përfshirë disa në Essex dhe Suffolk, si dhe në Surrey dhe Norfolk.

    Po ashtu edhe një numër shkollash u detyruan të mbylleshin në të gjithë jug-lindjen e Anglisë dhe Lincolnshire.

  • Luhatjet e kursit dhe problemet që krijon ne ekonomine shqiptare!

    Luhatjet e kursit dhe problemet që krijon ne ekonomine shqiptare!

    Ekspertët e ekonomisë parashikojnë luhatje të forta të kursit të këmbimit edhe për muajt në vijim. Sipas tyre kjo do të ndodhë për shkak të faktorëve të brendshëm. Borxhet dhe donacionet që qeveria shqiptare ka siguruar për rindërtimin pas tërmetit dhe për pandeminë pritet të rrisin valutën në qarkullim dhe rrjedhimisht edhe të ulë vlerën e monedhave të huaja.

    “Paratë që futen në Shqipëri nga vendet e tjera, qoftë si donacione si në rastin e rindërtimit, janë një nga faktorët që do të çojë në zhvlerësimin e vazhdueshëm të këtyre monedhave. Në një periudhë afatmesme, këto zhvlerësime do të marrin një hov duke u mbivlerësuar, sepse këto borxhe do të duhet të paguhen. Në këtë moment po thithim valuta, në një periudhë tjetër do të duhet t’i konvertojmë”, shpjegon Elona Shahini, eskperte e ekonomisë.

    Ekspertët argumentojnë se aktualisht në tregun e brendshëm po qarkullon valutë, që rrjedh nga aktivitete informale, gjë që reflektohet tek konsumi në një kohë që të ardhurat e disponueshme kanë rënë, si pasojë e krizës që po kalon ekonomia.

    “Në qoftë se do të llogarisësh konsumin margjinal, do të shohësh që është më shumë se 1, si mund të konsumosh më shumë sesa të ardhurat që ke, është absurde, por kjo tregon se ekziston informaliteti”, vijon Shahini. Ekspertët shpjegojnë se një pjesë e këtij informaliteti është edhe fluksi i valutës që rrjedh nga aktivitetet e paligjshme, një pjesë që është e pamundur për t’u matur.

  • Pasojat e pandemisë, mbi 18 mijë fermerë ndërpresin pagesën e sigurimeve

    Pasojat e pandemisë, mbi 18 mijë fermerë ndërpresin pagesën e sigurimeve

    Pandemia nxjerr nga skema e sigurimeve mbi 18 mijë fermerë. Pavarësisht pretendimeve të qeverisë për një ecuri pozitive të sektorit të bujqësisë gjatë periudhës së COVID 19, të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dëshmojnë se vetëm 43.418 fermerë në të gjithë vendin kanë paguar sigurime shoqërore në buxhetin e shtetit dhe rezultojnë si të vetëpunësuar në bujqësi në gjysmën e parë të vitit. 

    Ndërkohë që në fund të 2019, në skemë ishin kontribuues 61.563 fermerë. Pra, në harkun kohor të 6 muajve, 18 145 fermerë kanë ndërprerë derdhjen e sigurimeve shoqërore.

    Pjesa dërrmuese e fermerëve që paguajnë sigurime i përkasin zonave fushore, me 69.2% të totalit, ndërsa të dhënat e detajuara tregojnë se numri më i lartë i kontribuuesve të vetëpunësuar në bujqësi si përqindje ndaj totalit, regjistrohet në Tiranë,  pasuar nga Fieri dhe Durrësi.

    Bujqësia i ndjeu efektet e pandemisë veçanërisht gjatë periudhës së karantinës, ku pati probleme me transportin e produkteve bujqësore nga serat në treg, për shkak të kufizimit të lëvizjeve. Ndërkohë që rritja e kësaj dege të ekonomisë ka qenë modeste edhe në tremujorin e parë të vitit, me një kontribut prej vetëm 0.7% në rritjen e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar. 

  • Majko tregon pse e shiti shtëpinë në qendër të Tiranës: Një agjenci mike më kërkoi të largohem!!!

    Majko tregon pse e shiti shtëpinë në qendër të Tiranës: Një agjenci mike më kërkoi të largohem!!!

    Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka reaguar pas publikimit te deklaratës se tij te pasurisë, duke treguar se pse ka ndërruar banesën duke u zhvendosur nga qendra e Tiranës.

    Majko thotë se banesa që ka shitur në qendër të Tiranës, e ka mbuluar vlerën e shtëpisë që ka blerë, duke iu referuar lajmeve te publikuara për blerjen e banese me vlerë 232 mije euro.

    Ministri shkruan se qëllimi i kësaj lëvizje ka qenë siguria e familjes së tij dhe jo për të bërë biznes.

     “Sipas artikullit kisha shitur një shtëpi për 20 mijë euro(!) dhe kisha blerë një tjetër 232 mijë euro… Duket qartë që ka pasur mungesë të verifikimit të dokumenteve ligjore.

    Qartazi, vlera e shtëpisë së shitur në qendër ka mbuluar vlerën e shtëpisë së blerë përtej unazës së madhe të kryeqytetit. Shtëpinë ku banoja më parë nuk kam pasur ndërmend ta shes.

    Ndryshimi i banesës ndodhi thuajse para një viti. Arsyeja e vetme për ta ndryshuar shtëpinë nuk është “biznesi” por ishte siguria e familjes pas kërkesës nga agjenci mike. Kjo e fundit është një fakt i cili është publikuar”, shkruan Majko.

    Deklarata e pasurisë së Pandeli Majkos e publikuar në artikullin e ndarë nga ministri

    Ministri i Diasporës, Pandeli Majko përpos 232 mijë eurove që ka blerë një apartament, ka shitur një tjetër 20.000 Euro. Po ashtu ka deklaruar një pagesë shtesë për çmimin e shitjes së banesës, 96.882.20 Lekë.

    Nga paga si ministër për dymbëdhjetë muajt e vitit 2019 është 2.097.120 lekë, paga neto është 1.569.182 Lekë.

    Sakaq Majkos i rezultojnë të ardhura nga qiraja e banesës të deklaruar më parë, qiraja neto për vitin 2019, e cila është 16.320 Euro. Përpos shpenzimeve të tjera tepër të larta, ministri i Diasporës ka marrë një kredi prej 5 milionë lekësh, nga e cila ka shlyer 284.524 Lekë dhe ka pa shlyer 2.003.615 Lekë.

    Në bazë të “Kontratë shitje pasurie të paluajtshme” me Kusht Kreditimi, çmimi i shitjes 220.000 Euro. Shitje apartamenti, 20.000 Euro. Blerje apartamenti, 232.100 Euro. Pagesë shtesë për çmimin e shitjes së banesës, 96.882.20 Lekë.

    Paga si ministër, për dymbëdhjetë muajt e vitit 2019 është 2.097.120 lekë, paga neto është 1.569.182 Lekë. Të ardhura nga qiraja e banesës të deklaruar më parë, qiraja neto për vitin 2019 është 16.320 Euro.

    Kredi 5 milionë lekë, shuma e shlyer është 284.524 Lekë, shuma e mbetur është 2.003.615 Lekë.

    Ka paguar këstin e fundit të banesës në zbatim të kontratës së sipërmarrjes, të deklaruar më parë, shuma e shlyer është 21.630.00 Euro, shuma e mbetur është 10.000 Euro”, ka deklaruar Majko pranë ILDKP.

  • 10 Gjëra që Duhet t’ia Mësoni Fëmijës Tuaj Përpara se të Bëhet 10 Vjeç!

    10 Gjëra që Duhet t’ia Mësoni Fëmijës Tuaj Përpara se të Bëhet 10 Vjeç!

    Kur bëhesh prind, merr mbi supe një përgjegjësi të madhe për të ardhmen e fëmijës tënd. Të gjithë duan që fëmijët e tyre të jenë të sjellshëm, të sinqertë, simpatikë, e guximtar.

    Megjithatë, këto cilësi nuk është se do të shfaqen nga asgjëja.

    Një prindërim i mirë, dhe shembujt personalë janë çelësi i suksesit.

    Shkolla e Jetës ka përzgjedhur 10 gjëra që duhet t’ia thoni fëmijës tuaj përpara se ai apo ajo të mbushë 10 vjeç.

    Ti duhet t’i respektosh si vajzat ashtu edhe djemtë. Të dyja palët janë të barabarta.

    Respekti për të tjerët është një cilësi e vyer që fëmija juaj duhet ta fitojë sa më herët, përshfirë edhe respektin për moshatarët e vet, pavarësisht gjinisë.

    Të mos frikësohet nga bërja gabimeve

    Të mësuarit nga gabimet e të tjerëve është një talent i rrallë. Është po ashtu e rëndësishme të mësosh nga gabimet e tua. Ti nuk duhet të frikësohesh se po dështon apo se po bën diçka gabim.

    Dija është më e rëndësishme sesa notat

    Nganjëherë prindërit tregohen të vrazhdë kur notat e fëmijëve në shkollë nuk i arrijnë pritshmëritë e tyre. Megjithatë, një notë e mirë jo gjithmonë nënkupton nxënie të mirë. Ju duhet t’u mësoni fëmijeve se nxënia, dhe dituria është më e rëndësishme sesa notat.

    Prindërit tuaj nuk janë armiqtë tuaj. Ju mund të kërkoni ndihmë prej tyre.

    Krijimi i një raporti shoqëror me fëmijën nuk është diçka krejt e thjeshtë, veçanërisht nëse ai apo ajo ka edhe shumë shokë e shoqe të tjera. Nuk keni pse të nguteni. Dëshmoni se mund të kenë besim tek ju, shmangni të bërtiturat dhe leksionet e gjata.

    Gjithmonë ji në gjendje t’i dalësh zot vetes

    Disa prindër tregojnë më tepër respekt për mësuesit dhe për të tjerët sesa për fëmijët. Kjo mund të bëhet shkak për pasiguri në të ardhmen dhe një paaftësi për t’i dalë në mbrojtje vetes. Shpjegojani fëmijës tuaj se respekti është i rëndësishëm, por aftësia për t’i dalë për zot vetes dhe pikëpamjeve të tua është e nevojshme. Thjesht sigurohuni ta bëni këtë në mënyrën e duhur.

    Mos bëj diçka që nuk të pëlqen thjesht për të fituar simpatinë e të tjerëve.

    Fëmijët mendojnë se popullariteti midis grupit të shokëve është shumë i rëndësishëm, dhe bëjnë çmos për ta patur atë. Jepni shembullin tuaj personal për t’i treguar fëmijës se të qënit i ndershëm dhe i respektueshëm është më e vyeshme sesa të fitojë miratimin e dikujt duke anashkaluar bindjet e tija personale.

    Nëse nuk kupton, bëj pyetje

    Të bësh pyetje është absolutisht normale. Është më mirë të bësh pyetja sesa të hiqesh sikur e ke kuptuar çdogjë. Fëmijëria është koha më e saktë për ta kuptuar këtë.

    Tregoji mësuesit nëse nuk ndjehesh mirë

    Fëmija nuk duhet të ketë frikë të flasë për çështjet shëndetësore. Shëndeti është më i rëndësishëm sesa notat apo zemërimi i një mësuesi. Sigurohuni që fëmija ta ketë kuptuar këtë gjë saktë.

    Respekto natyrën

    Sa herë ankohemi për rrugët e pista dhe pemët e thyera? Respekti për natyrën duhet të fillojë në shtëpi. Filloni me veten tuaj, dhe pastaj kultivojani fëmijës këtë cilësi. Në këtë rast, rezultatet do të jenë të dukshem menjëherë.

  • Kërkuan ryshfet dhe favore seksuale, ndalohen dy zyrtarë policie!

    Kërkuan ryshfet dhe favore seksuale, ndalohen dy zyrtarë policie!

    Dy zyrtarë të lartë në Komisariatin e Policisë të Qarkullimit Rrugor në Tiranë, janë ndaluar nga policia pasi i kanë kërkuar përfitime të jashtëligjshme në formë ryshfeti dhe favore seksuale një drejtuese mjeti. Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar, por Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) dhe Drejtorisë Rajonale të SHÇBA-së, u janë dashur disa muaj hetime me metoda speciale. Sipas policisë “Sot u ekzekutuan urdhrat e ndalimit të Prokurorit të SPAK, në kuadër të procedimit penal për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës, kryer në bashkëpunim”, për punonjësit e Policisë:
    Henrik Zelija, me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë;
    Laurenc Duda, me detyrë Shef Seksioni për Verifikimin e Shkeljeve Administrative”.
    Nga hetimet e deritanishme është e provuar dhe dokumentuar proçedurialisht se dy punonjësit, gjatë ushtrimit të detyrës në këmbim të dorëzimit të automjetit në pronësi të një shtetaseje të sekuestruar në cilësinë e provës materiale për një ngjarje ndodhur në shtator 2019, i kanë kërkuar përfitime të jashtëligjshme në formë ryshfeti dhe favore seksuale.
    Gjatë hetimeve, është provuar për të dy efektivët se e kanë sorollatur këtë shtetase duke zvarritur procedurat ligjore të dorëzimit të automjetit me qëllim përfitimin e favoreve seksuale.

  • Reforma Zgjedhore, Murrizi dhe Ruçi përplasen në parlament

    Reforma Zgjedhore, Murrizi dhe Ruçi përplasen në parlament

    Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi, u bë sot protagonist i një përplasjeje të fortë me deputetët e maxhorancës dhe veçmas me kreun e parlamentit Gramoz Ruçi, lidhur me fatin e Reformës Zgjedhore. Duke e etiketuar si “Draft i njëanshëm i pazarxhinjve” ai tha se dokumenti është dorëzuar në mënyrë të fshehtë. “Zoti Balla, nëse u shkon në mend ty e Ramës, Bashës, Metës e Monikës që me paratë e pista që i keni marrë shqiptarëve mbi 22 miliardë euro për mos trafikimin e votës, me vota të trafikuara në kuvend e keni gabim. Nuk do të arrini ta çoni deri në fund pazarin e 2008” tha zoti Murrizi. “Ka ardhur koha ti jepni fund lojrave të pista e teatrit politik me firma dhe depozitime në 12 të natës. Shqiptarët meritojnë një system zgjedhor ku të zgjedhin me votë të lirë përfaqësuesit e tyre në këtë sallë. Pislliqet e atyre që ju akuzojnë ditën dhe flirtojnë me ju natën nuk do të mund ti shpërndani në këtë sallë sa të jemi ne deputetë të opozitës këtu” shtoi deputeti i opozitës parlamentare Myslym Murrizi.
    Por kreu i parlamentit i ka hedhur poshtë deklaratat e deputetit opozitar. “Kam mbi 15 ditë që i kam njoftuar në sallë që më 30 mbaron afati dhe deklarova se komisioni ka pushuar veprimtarinë por kjo nuk do të thotë të drejtën ekskluzive të çdo individi të paraqesë nismë. Nuk ka pse të anatemojmë deputetë të maxhorancës anëtarë të këtij komisioni që kanë sjellë një produkt si rezultat i një konsultimi të gjerë politik që është bërë mes faktorëve parlamentarë dhe jo parlamentarë” tha zoti Ruçi. “Nisma e tyre nuk është paraqitur as në 12 të natës dhe as në komitet qëndror, por brenda orarit zyrtar në orën 14:00 dhe është paraqitur në protokollin e kuvendit të Shqipërisë. Konsideratat politike tuajat është e drejtë e juaj” ju drejtua ai deputetit Murrizi

    https://youtu.be/FBKDgINu_aM

  • Digjen dy automjeteve gjatë natës në Elbasan

    Dy automjete janë shkrumbuar gjatë natës që lamë pas në qytetin e Elbasanit në harkun kohor të 30 minutave. Fillimisht është djegur një automjet tip Audi në lagjen “Beqir Dardha”, ngjarje e ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

    Banorët kanë lajmëruar forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e zjarrit, duke mos lejuar djegien e plotë.

    Ky automjet është në pronësi të drejtorit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.

    Ndërkohë, një makinë tjetër është djegur në lagjen “Haxhias” rreth orës 03.30. Flakët kanë shkrumbuar një mjet tip “Peguet”. Ende nuk ka

    Automjeti i djegur sipas burimeve zyrtare është në pronësi të shtetasit Bendi Musai i cili aktuallisht mban postin e Drejtorit të ISHSH për Elbasanin. Paraprakisht policia dyshon për zjarr vënie të qëllimshme të automjetit në pronësi të tij për shkak të detyrës dhe po pubohet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.

    Ndërkohë po në Elbasan në Lagjen “Haxhias” rreth orës 03.30 është djegur automjeti tip Peguet me targë AA 197 HY në pronësi të shtetasit Tomorr Panxhi.

    Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjeve, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.