Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi, u bë sot protagonist i një përplasjeje të fortë me deputetët e maxhorancës dhe veçmas me kreun e parlamentit Gramoz Ruçi, lidhur me fatin e Reformës Zgjedhore. Duke e etiketuar si “Draft i njëanshëm i pazarxhinjve” ai tha se dokumenti është dorëzuar në mënyrë të fshehtë. “Zoti Balla, nëse u shkon në mend ty e Ramës, Bashës, Metës e Monikës që me paratë e pista që i keni marrë shqiptarëve mbi 22 miliardë euro për mos trafikimin e votës, me vota të trafikuara në kuvend e keni gabim. Nuk do të arrini ta çoni deri në fund pazarin e 2008” tha zoti Murrizi. “Ka ardhur koha ti jepni fund lojrave të pista e teatrit politik me firma dhe depozitime në 12 të natës. Shqiptarët meritojnë një system zgjedhor ku të zgjedhin me votë të lirë përfaqësuesit e tyre në këtë sallë. Pislliqet e atyre që ju akuzojnë ditën dhe flirtojnë me ju natën nuk do të mund ti shpërndani në këtë sallë sa të jemi ne deputetë të opozitës këtu” shtoi deputeti i opozitës parlamentare Myslym Murrizi.
Por kreu i parlamentit i ka hedhur poshtë deklaratat e deputetit opozitar. “Kam mbi 15 ditë që i kam njoftuar në sallë që më 30 mbaron afati dhe deklarova se komisioni ka pushuar veprimtarinë por kjo nuk do të thotë të drejtën ekskluzive të çdo individi të paraqesë nismë. Nuk ka pse të anatemojmë deputetë të maxhorancës anëtarë të këtij komisioni që kanë sjellë një produkt si rezultat i një konsultimi të gjerë politik që është bërë mes faktorëve parlamentarë dhe jo parlamentarë” tha zoti Ruçi. “Nisma e tyre nuk është paraqitur as në 12 të natës dhe as në komitet qëndror, por brenda orarit zyrtar në orën 14:00 dhe është paraqitur në protokollin e kuvendit të Shqipërisë. Konsideratat politike tuajat është e drejtë e juaj” ju drejtua ai deputetit Murrizi
147