Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Shkodra

  • Pak minuta këtë sezon dhe forma jo e mirë, futbollisti drejt largimit nga Vllaznia (FOTO)

    Pak minuta këtë sezon dhe forma jo e mirë, futbollisti drejt largimit nga Vllaznia (FOTO)

    Marko Juric vazhdon të jetë një mungesë te Vllaznia. Kroati nuk është në planet e stafit të shkodranëve dhe në këto kushte nuk llogaritet si pjesë kyçe e kuqebluve.

    Thomas Brdaric e konsideron një zëvendësues të 3-të dhe minutat për të janë minimale dhe në këto kushte mbrojtësi duket gjithmonë e më larg Shkodrës. Ardhja e Repajt dhe forma e mirë fizike që ka Bajrami kanë bërë që drejtuesit të fokusohen tek kjo dyshe, duke spostuar kështu kroatin.

    Juric e ka humbur tashmë vendin e tij në formacionin e kuqebluve. Kujtojmë se 30-vjeçari është bërë pjesë e shkodranëve në verën e vitit 2022 dhe pas 2 vitesh e gjysmë mund të ndajë rrugët me kuqeblutë.

    HUMBJA NDAJ EGNATIAS DHE POLEMIKAT

    Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore, duke mposhtur 0-2 Vllazninë në Loro Borici e duke përfituar nga barazimi i një ditë më parë i Partizanit e Dinamos. Një ndeshje e vendosur nga penalltia e Lushkjas dhe goli i Zejnullait, por që ka tërbuar shkodranët për dy episode penalltish, që kanë shkaktuar polemika të forta.

    LEXO ME SHUME:Nuk e di ku ta nis analizën, nerovz dhe i hutuar, Brdariç flet pa dorashka: Edhe nëse luanim 1 orë më tepër nuk shënonim

  • Stuhia mbërthen veriun e Shqipërisë/ Shtabi i Emergjencave Civile mblidhet urgjentisht në Shkodër, ja çfarë pritet të vendoset

    Stuhia mbërthen veriun e Shqipërisë/ Shtabi i Emergjencave Civile mblidhet urgjentisht në Shkodër, ja çfarë pritet të vendoset

     Prefektja e Shkodrës ka thirrur Shtabin e Emergjencave Civile në Prefekturën e Shkodrës. E pranishme në këtë mbledhje ka qenë edhe Ministrja Elisa Spiropali e cila garantoi të gjitha strukturat se qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat për përballimin e kësaj situate. Bashkitë kanë kërkuar që Qeveria të ndërhyjë pranë Ministrisë së Financeve për zhbllokimin e fondeve për të ndërhyrë në situatën e Emergjencës. Drejtori i Agjensisë Kombetare të Emergjencave Civile Haki Çako, i bëri thirrje të gjithë bashkive të Qarkut të aplikojnë për të përfituar fonde nga qeveria për emergjencat civile.

    Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të vendit ndërsa lundrimet janë anuluar.

  • Kush ishte “Kumbari” i Shkodrës? Vrasja e tij tronditi qytetin verior

    Kush ishte “Kumbari” i Shkodrës? Vrasja e tij tronditi qytetin verior

    Shkodra është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një atentat me armë, ku ka mbetur i vrarë 47-vjeçari Bardhok Pllanaj, i njohur ndryshe edhe si “Kumbari” i Shkodrës.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10 minuta në fshatin Dobraç. Mësohet se ndaj 47-vjeçarit është qëlluar me breshëri automatiku. Nga të dhënat paraprake dyshohet se autorët e kanë ndjekur viktimën e tyre për disa qindra metra derisa kanë gjetur momentin e përshtatshëm për ta qëlluar për vdekje.

  • Shkodra: Edhe ky 6 mujor, i vështirë. Politika të fokusohet te prodhimet vendase

    Shkodra: Edhe ky 6 mujor, i vështirë. Politika të fokusohet te prodhimet vendase

    Prodhimi vendas është një ndër sektorët më të goditur nga pandemia. Arben Shkodra, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve, tha në A2 Business, se si e gjithë bota, edhe parashikimet për vitin 2021, kanë qenë “të zymta”. “Ka filluar një vit i cili është vit i brishtë, sepse është elektoral. Pandemia vazhdon të ketë pasojat e veta. Edhe ky 6-mujor do të jetë i vështirë”, tha Shkodra.

    Ai kërkon që partitë politike të kthejnë më shumë sytë nga prodhimet vendase. “Kuptojnë që fokusi kryesor i çdo programi rindërtimi, çdo pakete fiskale, buxhetit të shtetit, duhet të jetë edhe te konkurrueshmëria dhe prodhimet vendase. Dialogu publik-privat ka të bëjë me ngritjen e një tryeze të konsoliduar si Këshilli Ekonomik Kombëtar, që ka dy vite që nuk mblidhet. Duhet të ulemi me qeverinë, të dëgjohemi dhe aty të dalin politikat”.Në thelb, Shkodra kërkon që në përmes një reforme të madhe të procedurave të eliminohen ose ulen disa taksa. “Disa prej tyre janë barrë për sipërmarrësin prodhues dhe duhet t’i heqim ose t’i lehtësojmë. Nuk kemi një mekanizëm për të eksportuar, eksportojmë vetëm dhe nuk kemi incentiva për eksportin e prodhimeve “Made in Albania””, tha ai.