Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: pispili

  • Pispili me kungull vjeshte – Shija fantastike nga tradita shqiptare!

    Pispili me kungull vjeshte – Shija fantastike nga tradita shqiptare!

    Recetat tradicionale nuk dalin kurrë jashtë preferencave, pavarësisht sa shumë i konsumoni.

    Madje duket sikur sa më shumë kalon koha, aq më të vyera e të kërkuara bëhen kudo.

    Shijet e thjeshta e shumë natyrale të gatimeve të vjetra përveçse të shijshme, janë edhe shumë të shëndetshme.

    Këtu futet edhe pispilia me të gjithë llojet e përgatitjes së saj.

    Në recetën e sotme, ju tregojmë mënyrën vjeshtore të përgatitjes së saj.

    Përzgjidhni kungullin e vjeshtës, pasi është ndër perimet më të freskëta që do të gjeni në treg dhe shija e tij e mirë rikthehet vetëm në një periudhë të vitit.

    Për ta përgatitur fare lehtë pispilinë më të mirë të stinës, ndiqni këshillat hap pas hapi si më poshtë.

    Përbërësit

    500 gr kungull vjeshte

    1 filxhan çaji vaj ulliri

    4 filxhanë çaji miell misri

    1 kokërr vezë

    2 lugë gjelle djathë i thërrmuarr

    kopër ose nenexhik

    Përgatitja

    Lani dhe pastroni mirë kungullin e vjeshtës e më pas priteni në fije apo copëza të vogla.

    Hidheni në një tigan dhe skuqeni në nxehtësi mesatare për disa minuta, derisa të marrë ngjyrë.

    Më pas hiqini nga zjarri dhe shtoni një fetë djathë të bardhë të thërrmuar, kripë, vezë, kopër ose nenexhik.

    Përzierja lihet të ziejë derisa të ngelet me pak lëng.

    Në një tenxhere hidhni më tepër se gjysmën e miellit të misrit.

    Shtoni ujë të nxehtë, kripë, vaj ulliri dhe përgatisni brumin, paska kremoz.

    Brumin hidheni në një tavë mesatare të lyer me pak vaj ulliri.

    Mbi të hidhni masën e kungullit të vjeshtës dhe mbulojeni me një shtresë mielli misri (hidheni me anë të sitës apo me duar).

    Spërkateni me qumësht ose ujë që të njomet mielli.

    Në fund spërkateni me disa pika vaj ulliri apo gjalpë të freskët dhe futeni të piqet në furrë me temperaturën 200 gradë C për 40-50.

    Derisa të marrë një ngjyrë të kuqërremtë e më pas shërbejeni të ngrohtë me pak kos.

  • Pispili me qepë të njoma – Aromë dhe shije e papërshkrueshme!

    Pispili me qepë të njoma – Aromë dhe shije e papërshkrueshme!

    Pispilia është padyshim ndër gatimet më speciale në kuzhinën shqiptare.

    E përgatitur me kombinime të ndryshme mbushjesh, me djathë a me gjizë, me kos, qumësht e vezë, spinaq e hithra, apo kunguj e qepë domate, shija e tij në të gjitha variantet mbetet e papërshkrueshme.

    Një recetë që mahnit çdo turist të huaj që provon kuzhinën tradicionale shqiptare e që sigurisht nuk mungon në tryezat shqiptare.

    Më poshtë gjeni recetën fantastike të përgatitjes së pispilisë me qepë të njoma krejt lehtë në shtëpi.

    Një gatim special që të kujton jo vetëm shijen e mirë dhe të nxit dëshirën për ta konsumuar sa më parë, por edhe të sjell ndërmend atmosferën në shtëpi kur ai gatuhet nga duart e nënës apo gjyshes.

    Pispili me qepë të njoma është një alternativë fantastike për tu konsumuar në çdo kohë të ditës.

    Ajo shoqërohet me kos, dhallë e djathë, sallata të freskëta të stinës, turshi e zahire të ndryshme të kuzhinës shqiptare.

    Përgatitja e Lakrorit me Qepë të Njoma në Shtëpi

    Përbërësit

    1 kg qepë të njoma

    1 filxhan çaji vaj ulliri

    4 filxhanë çaji miell misri

    1 kokërr vezë

    2 lugë gjelle djathë i thërmuarr

    Kopër ose nenexhik

    Përgatitja

    Qepët e njoma lahen mirë dhe grihen hollë. Kaurdisen në një enë të mbyllur, sa të zbuten.

    Kur ti hiqni nga zjarri, shtoni edhe një fetë djathë të bardhë të thërrmuar, kripë, vezë, kopër ose nenexhik.

    Përzjerja lihet të zjejë derisa të ngelet me pak lëng.

    Në një tenxhere hidhet më tepër se gjysma e miellit të misrit.

    Shtohet ujë i nxehtë, kripë, vaj uliri dhe përgatitet një brumë i derdhur.

    Brumi hidhet në një tavë të lyer me pak vaj.

    Mbi të hedhim masën e qepëve të njoma dhe mbulohen me një shtresë mielli misri (hidhet me anë të sitës apo me anë të dorës).

    Spërkatet me qumësht ose ujë që të njomet mielli.

    Në fund spërkatet me disa pika vaj ulliri apo gjalpë të freskët dhe futet të piqet në furrë derisa të marrë një ngjyrë të kuqërremtë.