Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden u përballën në një debat të ndezur të martën, që u karakterizua nga sulme të ndërsjellta, shpesh me ndërprerje …
Joe Biden
Sulme verbale mes Trump dhe Biden/ Përplasje për vaksinën e koronavirusit. Ja ç’thonë…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ndërmori të hënën një tjetër sulm verbal ndaj rivalit të tij për zgjedhjet e 3 nëntorit, duke pretenduar se kandidatët demokratë për president dhe nënpresidente, Joe Biden dhe Kamala Harris “duhet të kërkojnë menjëherë falje për retorikën e papërgjegjshme anti-vaksinë”. Zoti Biden tha të hënën se ai do të donte që të kishte një vaksinë që nesër, edhe sikur kjo t’i kushtonte rizgjedhjen. Por “nëse del një vaksinë e mirë, njerëzit do të hezitojnë ta marrin” sepse deklaratat e shpeshta keqinformuese të presidentit dhe të pavërtetat lidhur me virusin “po sabotojnë besimin e publikut”. “A ka thënë kaq shumë informata që nuk janë të vërteta”, tha zoti Biden. Zoti Trump, në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë tha se në kundërshtim të “gënjeshtrave politike”, çdo vaksinë e miratuar nga qeveria federake për përdorim masiv, do të jetë “shumë e sigurt dhe shumë efektive”. Kandidatët republikanë dhe demokratë i bënë komentet e tyre, ndërsa fushata presidenciale hyri në fazën më të nxehtë gjatë fundjavës së Festës së Punës, një kohë kur, sipas të dhënave të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, COVID-19 vazhdon të shkaktojë vdekjen e rreth 1 mijë amerikanëve çdo ditë. Zoti Biden shkoi të hënën Pensilvani, një nga shtetet vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve, së bashku me presidentin e sindikatës AFL-CIO, Richard Trumka në kryeqytetin e shtetit, Harrisburg. Ish-nënpresidenti Biden, e ka akuzuar presidentin Trump se e ka keqmenaxhuar pandeminë, duke shkakatuar më shumë pasiguri ekonomike dhe humbjen e miliona vendeve të punës. Zoti Trump, nga ana tjetër, e vlerësoi punën e administratës mes pandemisë, duke parashikuar një rimëkëmbje të shpejtë të ekonomisë amerikane dhe duke deklaruar se nëse zoti Biden, të cilin ai e quajti një “ budalla”, fiton zgjedhjet “Kina do ta ketë në dorë këtë vend”. …
Hakerohen dhjetëra llogari në Twitter/ Viktima të sulmit Barack Obama, Joe Biden dhe Elon Musk
Dhjetëra llogari të profilit të lartë në Twitter me sa duket janë hakuar gjatë të mërkurës, shkruan Business Insider. Në këto llogari përfshihen edhe ajo e miliarderit Bill Gates, Jeff …