Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Irani

  • Çfarë po paralajmëron Irani? Zbulon dronin e ri dhe jep mesazhin kërcënues: Përgatituni… (VIDEO)

    Çfarë po paralajmëron Irani? Zbulon dronin e ri dhe jep mesazhin kërcënues: Përgatituni… (VIDEO)

    Irani ka ndërtuar një dron të avancuar të quajtur Mohajer-10 me një gamë të zgjeruar fluturimi dhe kohëzgjatje, si dhe një ngarkesë më të madhe. Lajmi është publikuar sot nga mediat shtetërore iraniane. 

    Mediat iraniane raportojnë se droni i ri ka një rreze operative prej 2,000 km (1,240 milje) dhe mund të fluturojë deri në 24 orë. Ngarkesa e tij mund të arrijë 300 kg, dyfishi i kapacitetit të dronit “Mohajer-6”.

    Zyrtarët amerikanë kanë akuzuar Iranin për ofrimin e dronëve Mohajer-6, mes mjeteve të tjera ajrore pa pilot, për Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës. Teherani e mohon këtë, teksa në prezantimin e armës moderne, u lëshua dhe një kërcënim për botën, teksa thuhej: “Bëni gati strehimoret”.

  • Një qytet plot me raketa, Irani nxjerr “dhëmbët”

    Një qytet plot me raketa, Irani nxjerr “dhëmbët”

    Irani ka prezantuar para botës atë që e quan “qytetin e raketave”, i cili është i pajisur me raketa të një teknologjie shumë të lartë që operohen nga Rojet Revolucionare.

    Tuneli nëntokësor u vizitua ditët e fundit nga komandanti Hossein Salami, i cili deklaroi se ai përfaqëson vetëm një sasi të vogël të kapaciteteve raketore që Teherani zotëron.

    Në pamjet që u shfaqën dhe në televizionin shtetëror tregohen qindra raketa të stivosura në bazën nëntokësore, e cila është e pajisur dhe me radarë për të pikasur sulmet e armiqve.