Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: indonesi

  • E gëlltiti të tërin në një lumë në Indonezi, kapin krokodilin shtatë metra/ I hapin barkun për të nxjerrë trupin e pajetë të 8-vjeçarit

    E gëlltiti të tërin në një lumë në Indonezi, kapin krokodilin shtatë metra/ I hapin barkun për të nxjerrë trupin e pajetë të 8-vjeçarit

    Një djalë 8-vjeç është nxjerrë nga barku i një krokodili gjigant që e kishte gëlltitur të tërin në Indonezi.

    Dimas Mulkan Saputra po peshkonte në lumë me babanë e tij, kur u kap pranë ujit nga krokodili në Kalimatan.

    Ishte krokodili mbi shtatë metra i gjatë që tërhoqi në ujë Dimasin, derisa babai i tij Subliansy po ndiqte zvarranikun me shpresën se do mund ta shpëtojë të birin.

    Madje e goditi disa herë krokodilin duke menduar se do t’ia lëshojë të birin, por ai u zhyt thellë dhe u zhduk pa asnjë gjurmë. Zvarraniku kishte gëlltitur Dimasin pa pasur nevojë as që ta kafshojë.

    Por pa kaluar shumë kohë, krokodili u gjet dhe u nxor nga uji, pasi ekspertët e mbytën dhe ia çanë barkun, nxorën trupin e vogëlushit të paprekur, por që nuk kishte shenja jete.