Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: fytyra

  • Flini me grim në fytyrë? Ndaloni ta bëni këtë, ja dëmet që i shkaktoni lëkurës suaj!

    Flini me grim në fytyrë? Ndaloni ta bëni këtë, ja dëmet që i shkaktoni lëkurës suaj!

    Pastrimi i grimit para gjumit është një ndër hapat më të rëndësishëm në kujdesin ndaj lëkurës.

    Të flini me grim në fytyrë ju e shkatërroni atë pasi është shumë e dëmshme.

    Procesi i rinovimit të qelizave zhvillohet pikërisht natën, përderisa flini, prandaj është e rëndësishme që lëkura të jetë e pastër.

    Me prodhimet e kozmetikës i mbyllni poret dhe nuk i lejoni lëkurës të marrë ajër.

    Bëni të kundërtën, pastrojeni fytyrën dhe lyeni me krem të natës. Kështu, fytyra dhe lëkura do të pushojnë dhe do të rigjenerohen, duke ju dhënë pamje të freskët në mëngjes në vend të rretheve të zeza poshtë syve.

    “Lëkura e përdorë gjumin si një mundësi për t’u shëruar nga dita – dhe grimi e bën këtë më të vështirë. Duke e lënë grimin në fytyrë, krijohet një barrierë që mund të çojë në akne”.

    Dhe rreziku nga fjetja me grim në fytyrë shkon përtej kësaj. Kombinimi i radikaleve të lira dhe grimit ka treguar se shkakton plakje të parakohshme të lëkurës – madje, ‘llajneri i syve’ mund të çojë në irritim të syrit nëse nuk hiqet para gjumit.

  • Fytyra zbulon shumë! Ja çfarë do të thotë kur keni vetulla të holla, gojë të plotë ose sy të mëdhenj

    Fytyra zbulon shumë! Ja çfarë do të thotë kur keni vetulla të holla, gojë të plotë ose sy të mëdhenj

    Ekspertët pohojnë se disa tipare të fytyrës dhe dukja e jashtme mund të zbulojnë nëse një person është i hapur apo jo, nëse ka një sens humori, sa vetëbesim ka dhe nëse mund t’i besohet

    Ekspertët besojnë se vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet këtyre pjesëve të fytyrës, në mënyrë që të analizohet më mirë personaliteti gjatë takimit të parë.

    Forma e vetullave

    Besohet se njerëzit me vetulla të gjera dhe të trasha duan të jenë dominues, ndërsa njerëzit me vetulla të holla janë më fleksibël dhe kanë një natyrë “më të lehtë”.

    Nëse një person ka vetulla jashtëzakonisht të holla, pothuajse të padukshme, kjo do të thotë se ai nuk është i sigurt në vetvete dhe se i duhet shumë kohë për të fituar besimin e dikujt.

    Forma e buzëve

    Besohet se njerëzit me buzë më të plota e kanë më të vështirë të mbajnë sekrete dhe priren, qoftë edhe pa vetëdije, të flasin për jetën e njerëzve të tjerë, ndërsa njerëzit, të cilët e kanë buzën e sipërme më të hollë se buza e poshtme, janë jashtëzakonisht besnikë.

    Gjithashtu, sa më e madhe të jetë distanca midis hundës dhe buzëve, aq më i mirë është humori i personit, ndërsa distanca e vogël midis hundës dhe buzëve tregon një person që mund të ofendohet lehtë dhe që nuk toleron shaka në llogari të tij.

    Forma e syve

    Sytë e mëdhenj simbolizojnë hapjen, veçanërisht nëse një person me sy të mëdhenj qesh me zë të lartë. Njerëz të tillë kanë ndjenja të forta dhe shpesh duan të jenë në qendër të vëmendjes.

    Përveç kësaj, njerëzit me sy të mëdhenj janë më të prirë ndaj reagimeve impulsive. Nga ana tjetër, njerëzit me sy të vegjël besohet se janë tipa më të mbyllur dhe të turpshëm.

    Forma e fytyrës

    Një fytyrë e zgjatur pa shumë shprehje tregon një person që është i prirë për analiza të gjata të gjërave. Njerëz të tillë shpesh janë të pavendosur, e kanë të vështirë të ndërmarrin rreziqe dhe janë të pasigurt.

    Ndryshe nga të tjerët, njerëzit me fytyrë të rrumbullakët dhe shprehje lëvizëse të fytyrës në përgjithësi kanë shumë vetëbesim, janë komunikues dhe pothuajse gjithmonë arrijnë atë që duan.

  • 5 Maska ​​për fytyrë të bëra vetë – Për lëkurë të shëndetshme edhe në vjeshtë

    5 Maska ​​për fytyrë të bëra vetë – Për lëkurë të shëndetshme edhe në vjeshtë

    Përfitoni nga vetitë e përbërësve natyralë: miell, kos, bajame, mjaltë dhe produkte sezonale si kungulli, të cilët janë aleatë të çmuar për të ushqyer lëkurën e fytyrës dhe për t’i dhënë asaj shkëlqim.

    Këtu janë disa këshilla për të mbrojtur lëkurën nga agresioni i dimrit me receta bukurie të bëra vetë.

    Për ushqim të thellë: përbërjet e bazuara në mjaltë, kos dhe qumësht janë perfekte për të bërë maska ushqyese për fytyrën, por edhe për pjesët më të thata të trupit, siç janë bërrylat. Për një efekt qetësues, thjesht shtoni disa pika vaj vegjetal në përzierje: vajrat e avokados, borazës ose calendula janë në gjendje të ushqejnë thellësisht lëkurën, duke zvogëluar rrudhat dhe inflamacionin. Të mos harrojmë se vajrat vegjetal absorbohen më shumë kur lëkura është e lagur, prandaj është më mirë t’i nënshtroheni trajtimit të bukurisë në dush ose para se të zhyteni në një vaskë me ujë të nxehtë.

    Për të ndriçuar dhe pastruar: për t’u mbushur me beta -karoten, një aleat i vërtetë kundër stresit oksidativ, ne i drejtohemi kungullit, simboli i perimeve të vjeshtës. Nxirrni tulin e kungullit ku duhet të shtohen disa lugë vaj vegjetal dhe përziejeni derisa të merret një krem i trashë, që më pas duhet të përhapet në mënyrë të barabartë në fytyrë. Ky përbërës është perfekt për pastrimin e epidermës dhe ndriçimin e fytyrës. Këshilla e zgjuar? Farat e copëtuara të kungullit janë të shkëlqyera për një pastrim natyral: me shtimin e një vaji esencial, thjesht masazhoni butësisht lëkurën dhe pas disa minutash shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

    Për të detoksifikuar dhe rigjallëruar: gjetja e butësisë natyrore të lëkurës nuk është e vështirë. Le të bëjmë një inspektim në qilar dhe të pajisemi me qiqër, bajame ose miell tërshëre për të pastruar butësisht lëkurën. Falë vetive të saj të shumta, tërshëra qetëson inflamacionin dhe është gjithashtu e përshtatshme për lëkurën e të vegjëlve. Në këtë stinë mund të përfitojmë edhe gështenja, aleat i vërtetë i bukurisë. Në fakt, ekstrakti i gështenjës ndihmon në përmirësimin e hidratimit të lëkurës dhe riparimin e dëmtimeve të shkaktuara nga rrezet ultraviolet, ndërsa vitamina C është e dobishme për prodhimin e kolagjenit, thelbësore për të siguruar elasticitetin e lëkurës.

    Për një detoksifikim të ëmbël dhe aromatik: erëzat, përveçse janë të çmuara për aromatizimin e gatimeve dhe për të na ndihmuar në dietë, mund të jenë shoqe të shkëlqyera bukurie. Për shembull, kanella, e cila nuk duhet të mungojë kurrë në kuzhinë, zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak dhe favorizon përdorimin e depozitave të yndyrës. Është e dobishme kundër inflamacioneve të lëkurës dhe është një aleat për ata me lëkurë të kombinuar ose të yndyrshme, sepse lufton puçrrat dhe pikat e zeza. Falë aromës së saj të fortë, vetive antibakteriale dhe anti-inflamatore, përdorimi i kanellës është një trajtim pak i ëmbël për lëkurën: shtoni majën e një lugë çaji në një tas me kos, mjaltë dhe vaj vegjetal; masën e përftuar masazhojeni butësisht në lëkurë dhe lëreni për rreth çerek ore para se ta shpëlani me ujë të ngrohtë.

    Për tu mbrojtur nga i ftohti: mjalti është i çmuar kundër sëmundjeve të stinës, por është gjithashtu një ilaç delikat për të riparuar lëkurën në rast të prerjeve dhe çarjeve, si dhe të ketë veti antibakteriale. Mjalti është ideal kur ditët ftohen, sepse i jep lehtësim të menjëhershëm lëkurës nëse është e kuqe dhe e stresuar për shkak të agjentëve atmosferikë. Për një maskë efektive për fytyrën, hidhni disa lugë mjaltë në një tas në të cilin do të shtoni qumësht ose kos aq sa për të tretur përzierjen dhe përhapeni në fytyrë. Për një pastrim natyral shumë të ëmbël, mund të shtojmë disa lugë kokos të grirë: një ëmbëlsirë e vërtetë.

  • 7 gjëra që nuk duhet t’i vendosni kurrë në fytyrë

    7 gjëra që nuk duhet t’i vendosni kurrë në fytyrë

    Gjithmonë më pëlqen të mendoj se fytyra është një tempull dhe si e tillë, duhet t’i ofrojmë gjithmonë përkushtimin dhe kujdesin e duhur. Kur vjen puna te kujdesi ndaj lëkurës, mos i besoni gjithmonë internetit dhe trendeve të patestuara, pasi zgjidhjet që gjeni aty mund t’ju dëmtojnë më shumë se sa t’ju ofrojnë rezultatin e premtuar. Ja pra vajza, këto janë shtatë gjërat që nuk duhet t’i vendosni kurrë në fytyrën tuaj.

    1. Kolinoz – Shpesh kemi dëgjuar se kolinozi mund të ndihmojë në përtharjen e puçrave, por është një zgjidhje e gabuar në spektrin kohor afatgjatë. Pavarësisht se ka shumë gjasa të ndihmojë, kolinozi mund të shkaktojë iritim dhe mbi-tharje të lekurës. Një alternativë e mirë për të luftuar puçrat është përdorimi i produkteve me peroksid benzoil ose acid salicilik.

    2. Sapun – Sapuni mund të thajë lëkurën tuaj më shumë se ç’duhet dhe të shkaktojë kruarje, inflamacion dhe ekzemë të lëkurës. Përdorimi i sapunit largon vajin e tepërt nga lëkura, por gjithashtu largon edhe varja natyral që janë të domosdoshëm për një lëkurë të mbrojtur dhe të hidratuar. Për pastrimin e fytyrës, dermatologët sugjerojnë përdorimin e larësve të lëngshëm që përmbajnë hidratues dhe përbërës që reduktojnë inflamacionin.

    3. Limon ose lime – Limoni dhe lime janë përbërës që gjenden shpesh në maskat që sugjerohen për t’u bërë në kushte shtëpie. Këto agrume mund të jenë të mira për sistemin tretës, por nuk duhen vendosur në fytyrë pasi, nëse jeni në kontakt me diellin, mund t’ju shkaktojnë djegie të rënda.

    4. Vaj kokosi – Nëse fytyra juaj është e yndyrshme, nuk duhet të vendosni kurrë vaj kokosi. Vetitë antioksiduese te vajit të kokosit nuk krahasohen me dëmin që mund t’ju shkaktojë në fytyrë. Duke qenë se ky vaj është i trashë, lëkura nuk e përthith dot dhe poret tuaja bllokohen gjë që mund të shkaktojë akne. Si alternativë mund të hidhni disa pika vaj ulliri (ky vaj është më i lehtë) në një pambuk dhe ta aplikoni në fytyrë.

    5. Krem të skaduar dielli – Vetia mbrojtëse e kremit të diellit humbet pas datës së skadencës dhe përdorimi i tij nuk ju ofron mbrojtjen e duhur ndaj rrezeve të diellit. Kontrolloni datën e skadencës përpara përdorimit dhe nëse kremi juaj ka skaduar, investoni të blini një të ri në mënyrë që të evitoni djegiet dhe rrezikun e kancerit të lëkurës.

    6. Krem trupi – Kremrat e trupit, ashtu si dhe vaji i kokosit, janë më të trashë dhe më vajor dhe mund të shkaktojnë akne. Prandaj sugjerohet përdorimi i një kremi hidratues që eshtë formuluar posaçërisht për llojin tuaj të lëkurës.

    7. Uthull – Përdorimi i uthullës si toner mund t’ju ofrojë rezultatin që kërkoni, por duhet të keni shumë kujdes. Uthulla ka tendencën të bëhet më e fortë me kalimin e kohës, kështu që mund t’ju shkaktojë iritim dhe djegie. Nëse nuk e dini kohëzgjatjen e saktë të qendrimit të uthullës në raftet e supermarketit, sugjerohet blerja dhe përdorimi i një toneri.

  • 5 Mënyra të thjeshta për të zbardhur fytyrën natyralisht

    5 Mënyra të thjeshta për të zbardhur fytyrën natyralisht

    Fytyra e bardhë dhe e shndritshme është padyshim shenjë e shëndetit të mirë dhe kujdesit për veten.

    Megjithatë mirëmbajtja e saj jo gjithnjë jep rezultat e duhura edhe pse gama e produkteve të lëkurës në treg është e gjerë.

    Për fat të mirë një nga alternativat gjithnjë të sigurta e që funksionon është trajtimi me metoda natyrale.

    Kur themi këtë kemi parasysh të gjithë produktet që mund t’ju shkojnë ndër mend dhe që ndodhen në kuzhinën e shtëpinë tuaj.

    Në këtë artikull do ju tregojmë pesë mënyra se si të mban në formë lëkurën e fytyrës, plot shkëlqim, bardhësi e butësi.

    Ndiqni ato mëposhtë dhe zgjidhni të preferuarin tuaj sipas llojit të lëkurës.

    Trajtimi me kos dhe vaj bajamesh

    Acidi laktik i pranishëm tek kosi ndihmon në rregullimin e pehashit të fytyrës duke e bërë kështu një nga përbërsit më të mirë për trajtime.

    Bashkimi me vajin e bajames do t’i japë fytyrës tuaj butësi dhe shkëlqim.

    Përbërësit

    40 ml kos

    5 ml vaj bajamesh

    Përgatitja

    Përzieni në një enë kosin me vajin e bajameve dhe më pas masën vendoseni në fytyrë dhe qafë.

    Lëreni të veproje për 15-20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

    Këtë trajtim këshillohet ta përdorni 2-3 herë në javë.

    Trajtimi me vaj limoni dhe vaj trëndafili

    Vaji esencial i limonit dhe ai i trëndafilit e ndihmon fytyrën tuaj të tonifikohet natyralisht.

    Përbërësit

    6 pika vaj esencial limoni

    6 pika vaj esencial trëndafili

    Përgatitja

    Përzieni të dy vajrat në një enë dhe vendoseni masën mbi fytyrë të pastër para gjumit.

    Në mëngjes lani fytyrën si zakonisht dhe përdoreni këtë trajtim të paktën tre herë në javë.

    Trajtimi me drithëra, qumësht dhe livandë

    Drithërat për fytyrën kanë një rol të rëndësishëm e të njohur tashmë.

    Ato parandalojnë aknet, irritimet dhe skuqjet e fytyrës.
    Gjithashtu funksionojnë si një pastrues natyral i qelizave të vdekura.

    Livanda me qumështin nga ana tjetër e qetësojnë dhe i japin shkëlqim fytyrës tuaj.

    Përbërësit

    20 gr drithëra

    4 pika vaj esencial livande

    45 ml qumësht

    Përgatitja

    Në një enë hidhni drithërat të cilat ju këshillojmë që të jenë të bluara.

    Po aty shtoni qumështin dhe vajin e livandës duke përzier derisa të formohet një masë e trashë.

    Vendoseni atë mbi fytyrë dhe lëreni 20 minuta për ta shpëlarë më pas me ujë të freskët.

    Trajtimi me kamomil dhe mjaltë

    Nëse keni fytyrë të lodhur, të tharë e të ashpër ky është trajtimi i duhur për ju.

    Përbërësit

    15 gr kamomil i tharë

    125 ml ujë

    30 gr mjaltë

    Përgatitja

    Si fillim zieni ujin dhe në të hidhni kamomilin e tharë.

    Lëreni të lëshojë të gjithë esencën e tij në ujë derisa të ftohet paksa e më pas kullojeni.

    Lëngun përziejeni me mjaltin dhe me një pambuk ose napë aplikojeni në fytyrë dhe qafë çdo natë para gjumit.

    Trajtimi me qumësht, portokall dhe mjaltë

    Një paketë vitamine C dhe antioksidantësh që minimizojnë poret dhe i japin shkëlqim fytyrës tuaj.

    Përbërësit

    45 ml qumësht

    30 ml lëng portokalli

    15 gr mjaltë

    Përgatitja

    Përzieni të gjithë përbërësit në një enë dhe vendosini në fytyrë dhe qafë.

    Lërini për 20 minuta të thahen dhe shpëlajini me ujë të bollshëm.

    Këtë trajtim rekomandohet ta përdorni dy herë në javë.

  • Ja si t’i mbyllni poret e fytyrës pa shkuar fare te dermatologu!

    Ja si t’i mbyllni poret e fytyrës pa shkuar fare te dermatologu!

    Gjithmonë mund të shkoni te dermatologu për t’ju ndihmuar me problemin e poreve të hapura, por ka mënyra tjera se si mund t’i minimizoni këto pore në mënyrë që të keni lëkurë të mirë.

    Metoda me akull

    Në vend se të shkoni te dermatologu, ju mund të përdorni akull në fytyrë për t’i ngushtuar poret. Vetëm fërkojeni lëkurën me akull për rreth 20 sekonda. Këtë përsëriteni dy herë në ditë dhe gjithashtu rekomandohet ta pastroni fytyrën me ujë të ftohtë në mëngjes dhe në mbrëmje.

    Metoda me sodë buke

    Ky përbërës i zakonshëm i kuzhinës mund t’ju ndihmojë t’i balanconi nivelet pH të lëkurës dhe t’i largoni grimcat e ndryshme në fytyrë.

    Përzieni dy lugë gjelle ujë të vaktë me sodë të bukës për ta krijuar një pastë. Pastën aplikojeni në fytyrën dhe filloni të bëni masazh në lëvizje rrethore.

    Pastrojeni me ujë të ftohtë pas 30 sekondave.

    Këtë përsëriteni një herë në javë.

  • Kura më e mirë që të mbron nga plakja e hershme e lëkurës/ Ndiqni këtë ritual çdo natë

    Kura më e mirë që të mbron nga plakja e hershme e lëkurës/ Ndiqni këtë ritual çdo natë

    Lëkura e fytyrës është shumë e ndjeshme dhe, pa dyshim, për të duhet një kujdes shumë i veçantë. Këshillat për të janë të panumërta, por rituali që të mbron nga plakja është pothuajse i njohur nga të gjithë.

    Por ajo që është e rëndësishme është kujdesi që duhet të tregojmë përpara se të shtrihemi për të fjetur, sepse disa gabime mund të jenë fatale për ne dhe që mund të na çojnë në plakje në moshë shumë të re.

    Prandaj përpara se të shkoni në gjumë, dedikojini pak kohë fytyrës.

    Pastrojeni fytyrën. Mos flini me make up. Nëse fytyra juaj nuk është e pastër, rigjenerohet më ngadalë, ndërkaq kjo do të rezultojë me shfaqjen e shpejtë të rrudhave. Patjetër hiqeni grimin para se të flini gjumë dhe pengoni plaken e parakohshme të lëkurës dhe shfaqjen e qeskave në gropat e syve.

    Ushqejeni fytyrën. Para se të shkoni të flini, patjetër lyjeni fytyrën tuaj kremin hidratues, ushqyes, i cili, sipas mundësive, përmban në vete antioksidante.

    Tregoni kujdes të veçantë për buzët. Lëkura e buzëve është e hollë dhe posaçërisht e ndjeshme, ndaj është me rëndësi ta hidratizoni para se të shkoni në krevat për të fjetur. Lyeni çdo mbrëmje me balsam në mënyrë që të mos jenë të thata dhe të mos pëlcasin.

  • Tetë kurat më të mira natyrale që zbehin rrudhat dhe plakjen e fytyrës

    Tetë kurat më të mira natyrale që zbehin rrudhat dhe plakjen e fytyrës

    Rrudhat janë pjesë e paevitueshme e procesit të plakjes.

    Tek disa njerëz, rrudhat dalin përpara kohe kryesisht tek zona e syve, gojës dhe qafës.

    Rrudhat shkaktohen jo vetëm nga rënia e prodhimit të kolagjenit, por edhe ndotja, ekspozimi në diell, mungesa e vitaminës D3, përdorimi i tepërt i produkteve kozmetike, ndryshimi i kremërave dhe duhani.

    Rrudhat mund të zbehen, shmangen dhe mbahen nën kontroll me disa trajtime natyrale.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për disa prej kurave më të mira natyrale kundër rrudhave.

    Vaji i Arrës së Kokosit

    Me këtë vaj mund të masazhoni zonën e rrudhave duke kryer lëvizje rrethore.

    Pas masazhit ju mund ta mbani vajin në lëkurë për gjithë natën.

    Kura duhet përsëritur çdo mbrëmje.

    Vaji i arrës së kokosit i jep lëkurës një shkëlqim natyral dhe zbeh rrudhat.

    Vitamina E

    Kapsulat e vitaminës E mund t’i blini në farmaci dhe të përdorni disa prej tyre çdo mbrëmje.

    Vitamina në formë vajore duhet aplikuar në zonën e rrudhave dhe duhet mbajtur për disa orë.

    Ky trajtim duhet bërë çdo mbrëmje.

    Vitamina E e hidraton lëkurën, zbeh rrudhat dhe e ushqen me antioksidantë.

    Uthulla e Mollës

    Përzieni 1 lugë gjelle me uthull molle dhe 1 lugë gjelle me mjaltë.

    Aplikojeni maskën në lëkurë dhe qafë, mbajeni për 15-20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

    Këtë maskë duhet ta bëni dy herë në javë.

    Uthulla e mollës ruan ekuilibrat e pehashit ndërkohë që mjalti i jep fytyrës shkëlqimin rinor.

    E Bardha e Vezës

    Rriheni të bardhën e një veze dhe vendoseni në lëkurë.

    Prisni sa të thahet dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

    Kjo maskë (e përshtatshme për lëkurat me yndyrë) duhet bërë dy herë në javë.

    E bardha e vezës tendos lëkurën dhe zbeh rrudhat.

    Avokado

    Tulin e avokados mund ta shtypni në një mikser dore dhe maskën ta mbani në fytyrë për 20-30 minuta.

    Kjo maskë duhet bërë deri në 2 herë në javë.

    Avokado zbut rrudhat dhe i jep lëkurës shëndet, gjallëri dhe shkëlqim.

    Aloe Vera

    Përzieni një lugë gjelle me xhelin e aloe verës me të bardhën e një veze.

    Maskën mbajeni për gjysëm ore dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

    Xheli i aloe verës është një burim i pasur i vitaminës E dhe bashkëpunon mirë kundër rrudhave me të bardhën e vezës.

    Lëngu i Limonit

    Përzieni sasi të barabarta të mjaltit dhe lëngut të limonit.

    Maskën mbajeni në fytyrë për 10 minuta.

    Lëngu i limonit përmban vitaminë C dhe nxit formimin e kolagjenit që zbeh rrudhat.

    Soda e Bukës

    Përzieni një lugë gjelle me sodë buke dhe një lugë gjelle me ujë.

    Fërkoni lëkurën me lëvizje rrethore për disa minuta ose aplikojeni si maskë dhe mbajeni në fytyrë për 10 minuta.

    Soda e bukës heq qelizat e vdekura dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

    Burimi: AgroWeb.org

  • “Maskat po ndryshojnë mënyrën se si truri ynë përpunon…”/ Ja çfarë thotë studimi i ri

    “Maskat po ndryshojnë mënyrën se si truri ynë përpunon…”/ Ja çfarë thotë studimi i ri

    Dëshironi ndonjëherë që të nxitoni për të përshëndetur dikë që është pra jush, por nuk jeni të sigurt se personi që qëndron pas maskës është vërtet dikush që e njihni? Studiuesit në Universitetin e Jorkut në Toronto të Kanadfasë dhe ata në Universitetin Ben-Gurion në Izrael, thonë se nuk jeni vetëm.

    Një studim i ri, i udhëhequr nga studiuesit në Fakultetin e Shëndetësisë dhe programi VISTA (Vision Science to Applications) në Universitetin e Jork, zbulon se aftësia jonë për të njohur fytyrat po dëmtohet rëndë nga përdorimi i maskave, dhe se ky perceptim i dobësuar i fytyrave po ndikon në ndërveprimet tona shoqërore me të tjerët.

    “Maskat e fytyrës, janë një mjet thelbësor në përpjekjet tona për të minimizuar transmetimin e Covid-19, dhe këto maska ​​janë këtu për një të ardhme të parashikueshme. Prandaj, është e rëndësishme të kuptojmë se si maskat ndikojnë në aftësinë tonë më të rëndësishme perceptuese, që është perceptimi i fytyrës”-thotë profesor Erez Frojd, i Departamentit të Psikologjisë në Fakultetin e Shëndetësisë të Universitetit York.

    “Ne zbuluam se maskat e fytyrës jo vetëm e reduktojnë aftësinë tonë për të njohur fytyrat e njerëzve, por gjithashtu ato po e ndryshojnë mënyrën sesi truri ynë përpunon fytyrat e njerëzve. Perceptimi i fytyrës, mbështetet zakonisht në përpunimin holistik, që është përpunimi i fytyrës në tërësi. Por për fytyrat e maskuara, kjo formë e perceptimit nuk është aq efikase”- thotë ai.

    Frojd dhe bashkautorët e studimit, rekrutuan 496 të rritur për të kryer një detyrë të përbashkët për njohjen e fytyrës në internet, në të cilën ata panë në fillim fytyra të panjohura, dhe më pas u përpoqën t’i njihnin ata në kushte të ndryshme. Studimi përfshiu 253 femra dhe 243 meshkuj.

    Duke përdorur një version të përshtatur të “Cambridge Face Memory Test”,ata vlerësuan aftësitë e përpunimit të fytyrës për fytyrat e pa maskuara dhe të maskuara. Pjesëmarrësit në studim u caktuan rastësisht në njërin nga dy grupet.

    Studiuesit zbuluan se maskat ndërhyjnë në atë që konsiderohet si përpunim normal holistik i fytyrave. Kjo rënie e performancës, varionte në një numër të konsiderueshëm tek pjesëmarrësit me performancës më të dobët,që vërehet shpesh tek njerëzit me një defiçit të lindur në perceptimin e fytyrës (e njohur si “verbëria e fytyrës” ose prozopagnozia).

    “Efekti i përmbysjes së fytyrës, është një fenomen i mirënjohur, që tregon një aftësi të zvogëluar për të identifikuar fytyrat e përmbysura, krahasuar me fytyrat e paraqitur më këmbë.

    Gjatë eksperimentit tonë ne zbuluam se ky efekt i njohur zvogëlohet për fytyrat e maskuara, duke sugjeruar që ato fytyra të përpunohen në një mënyrë më analitike, nga tipare specifike sesa nga tërësia e tipareve. Ky zbulim mund të shpjegojë arsyen, pse nuk mund të kemi mundësi të krijojmë një paraqitje holistike të një fytyre të maskuar, atëherë aftësia jonë për njohjen e fytyrës ka më shumë të ngjarë të dështojë”- thekson Frojd.

    Ne e përdorim njohjen e fytyrës në çdo aspekt të ndërveprimit tonë shoqëror. Ne gjejmë të dhëna për identitetin, gjininë, emocionin dhe qëllimet e njerëzve përreth nesh, thonë studiuesit. Por në epokën e maskave të fytyrës, fytyrat nuk duken njësoj. Ky ndryshim, është ai që studiuesit thonë se mund të ndikojë në aftësinë tonë për të bashkëvepruar me njerëzit përreth nesh, si dhe për të interpretuar ndërveprimin shoqëror.

    Burimi: Eurekalert – Bota.al

  • Jepini fytyrës tuaj shkëlqimin e merituar  me maskën me majonezë! Po, po majonezë

    Jepini fytyrës tuaj shkëlqimin e merituar me maskën me majonezë! Po, po majonezë

    Gjatë mbrëmjes, pasi të keni kryer pastrimin rutinë të fytyrës do të ishte mirë të aplikonit dhe një maskë natyrale. Cila është ajo e duhura, që i siguron lëkurës shkëlqim? Maska me majonezë, përfundimisht!

    Pse të blini kremra të shtrenjtë kur mund ta trajtoni veten me një maskë relaksuese në shtëpi, e cila përmban përbërësit idealë? Në përbërje të saj maska ka vaj ulliri, vezë dhe limon.

    E mira është që maska të aplikohet në fytyrën e sapolarë me ujë të vakët dhe të mbahet për rreth 20 minuta. Majoneza duhet të jetë ruajtur në frigorifer. Më pas e lani fytyrën dhe shplarjen e fundit e bëni me ujë të ftohtë.

    Fytyra juaj do të ndjehet e pastër dhe e relaksuar.