Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: England

  • Si sot 13 Qershor!

    Si sot 13 Qershor!

    1956 Real Madrid mundi Rennes 4-3 në Paris dhe fitoj kupën e parë Evropiane të Kampionëve.

    1381 Watt Tyler drejton Kryengritjen e fshatarëve në Angli, duke kërkuar më pak taksa nga Mbreti Richard II. Kjo është kryengritja e parë popullore në historinë angleze.

    1831 Lindi James Clark Maxwell, fizikani britanik, i cili në 1873 formuloi ligjet themelore të elektromagnetizmit.

  • Anglia bllokohet sërish,izolim kombëtar deri në mes të shkurtit

    Anglia bllokohet sërish,izolim kombëtar deri në mes të shkurtit

    Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi një bllokim tjetër kombëtar për Anglinë të hënën në mbrëmje.

    “Është e qartë se duhet të bëjmë më shumë për ta vënë nën kontroll këtë variant të ri. Kjo do të thotë që qeveria po ju udhëzon edhe një herë të qëndroni në shtëpi,” tha Johnson.

    Izolimi pritet të mbetet në fuqi të paktën deri në mes të shkurtit.

    Rastet e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar po rriten për shkak të variantit të ri, me 30% më shumë pacientë Covid-19 në spitalet në Angli të hënën sesa një javë më parë.

    Njoftimi për Anglinë pason një njoftim të mëparshëm se Skocia do të shkonte në bllokim, ndërkohë Uellsi dhe Irlanda e Veriut, dy kombet e tjera të Mbretërisë së Bashkuar, ishin tashmë në bllokim.

  • Ja sa është paga minimale në këto 27 vende të botës!

    Ja sa është paga minimale në këto 27 vende të botës!

    Vetëm për të kënaqur kuriozitetin tonë, ne vendosëm të krahasonim pagat minimale në vende të ndryshme të botës! Duhet të theksohet se një krahasim i tillë nuk mund të bëhet vetëm bazuar në numra. Shumë prej tyre varen nga standardi i jetesës së secilit vend të veçantë, sistemi i taksimit dhe kurset e këmbimit të monedhës.Vihet re se pagën minimale më të ulët e ka Bangladeshi me 19$ dhe pagën minimale më të lartë e zë Australia me 2380$.

    Duke filluar nga vendi me pagën minimale më të lartë vijon si më poshtë renditja:

    1.Australia 2380$

    2.Luksemburgu 2159$

    3.Gjermania 1653$

    4.Franca 1636$

    5.Belgjika 1498$

    6. Arabia Saudite 1408$

    7.Britania e Madhe 1394$

    8.USA 1296$

    9.Japonia 1256$

    10.Singapori 1097$

    11.Spanja 755$

    12.Hong Kong 699$

    13.Portugalia 661$

    14.Turqia 509$

    15.Polonia 459$

    16.Argjentina 404$

    17.Kina 324$

    18.Maroku 264$

    19.Brazili 217$

    20.Irani 214$

    21.Egjipti 174$

    22.Rusia 90$

    23.Kameruni 75$

    24.Korea e Veriut 66$

    25.Kenia 57$

    26.Venezuela 48$

    27.Bangladeshi 19$