Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: ekspertet

  • A luan rol era në përhapjen e virusit?/ Flasin ekspertët

    A luan rol era në përhapjen e virusit?/ Flasin ekspertët

    “Sa më shumë erë të ketë, aq më shumë shtyhet reja e aerosoleve që nxjerr njeriu”, shpjegon fizikanti dhe studiuesi i aerosoleve Gerhard Scheuch. Nëse respektohet distanca nuk ka gjasë që të ketë efekt ngjitës të aerosoleve.

    Në intervistë për DW Scheuch thotë, se „vetëm përmes ngrohtësisë së trupit në atmosferë krijohet një rrymë ajri, që normalisht shkon lart si në një oxhak.” Sepse temperatura e trupit në përgjithësi është 37 gradë pra më e lartë se temperatura e mjedisit. “Ajri i ngrohtë shkon lart dhe reja me aerosole ngjitet kësisoj lart.” Edhe një studim në Iran provon, që era nuk luan rol për transferimin e aerosoleve infektuese.

    Ka dallim nëse është ftohtë apo ngrohtë jashtë?

    Kjo pyetje nuk ka marrë ende përgjigje përfundimtare prej studiuesve. Studiues amerikanë kanë hulumtuar infeksionet në rajone të ftohta, të ngrohta dhe me lagështirë në Kinë dhe nuk kanë gjetur ndonjë korelacion mes kushteve klimatike dhe numrit të infeksioneve. Ndërsa një studim austriak konfirmon, se rrezatimi ultraviolet i shkatërron viruset. „Rrezatimi ultraviolet ka një efekt minimal në infeksionin nga njeriu tek njeriu”, theksojnë studiuesit, megjithatë infeksioni mund të ndodhë për pak minuta.

    Edhe ekspertët e pyetur nga DW kanë mendime të ndryshme. Nico Mutters vëren, se nuk mund të thuhet në mënyrë përgjithësuese që në stinën e nxehtë rreziku është më i ulët se sa në stinën e ftohtë. “Vërtetë në verë ka një rrezatim më të lartë ultraviolet, por të njëjtat vlera përmes reflektimit mund të arrihen edhe në hapësirat e skijimit me borë. Po ashtu në mbarë botën ka infeksione pavarësisht nga klima e ngrohtë apo e ftohtë në rajone të ndryshme. Por virologu Alexander Kekulé thotë, se infeksionet edhe në vendet e ngrohta ndodhin në mjediset e mbyllura dhe jo jashtë në natyrë.

    A ka kuptim mbajtja e maskës jashtë?

    Jashtë është e arësyeshme të mbahet maska kur nuk mund të respektohet distanca mes njerëzve. Nëse njerëzit janë dendur në masë dhe nuk ka mundësi shmangieje duhet mbajtur maska. Edhe në mjedise shfaqjesh apo koncertesh, në stacionet e trenave e autobusëve apo gjatë qndrimit në radhë ekspertët rekomandojnë ruajtjen e distancës dhe mbajtjen e maskës.

    Burimi: DW

  • Sa i madh është rreziku i infektimit me koronavirus në natyrë?/ Flasin ekspertët

    Sa i madh është rreziku i infektimit me koronavirus në natyrë?/ Flasin ekspertët

    Rritja e temperaturave i josh njerëzit të dalin në natyrë. Por sa gjasë ka që të infektohesh jashtë nga koronavirusi?

    Mundësia e infektimit në natyrë nga virusi është dukshëm shumë më e ulët se sa në mjediset e mbyllura – qoftë nga varianti fillestar apo nga mutacionet e virusit.

    Aerosolet në ajër luajnë një rol vendimtar në përhapjen e koronavirusit.

    Sipas ekspertëve jashtë aerosolet shumë shpejt e humbasin rrezikshmërinë. “Kjo ka të bëjë me faktin, se qarkullimi i ajrit jashtë është më i madh. Duke pasur rryma ere shumë shpejt ndodh efekti i hollimit”, shpjegon për DW, Nico Mutters, drejtor i Institutit të Higjenës dhe Shëndetit Publik në Klinikën e Universitetit të Bonit.

    Edhe Birgit Wehner, studiuese e aerosoleve në Institutin Leibniz për Studimet e Troposferës, thotë, se piklat, që dalin nga procesi i frymëmarrjes, jashtë thahen dhe hollohen më shpejt.

    Në një deklarim të Shoqatës për Studimet e Aerosoleve, që është nënshkruar edhe nga Wehner, thuhet megjithatë, se në grupime të mëdha njerëzish me distanca të vogla as në natyrë nuk mund të përjashtohet rreziku i ngjitjes së virusit.

    Pra edhe jashtë duhet të respektohen rregullat e distancës 1.50 deri në 2 metra. “Nëse nuk e ruani distancën dhe qendroni ballë për ballë me njeri tjetrin e flisni me zë të lartë, këndoni apo pështyni, atëherë mund të infektoheni përmes aerogeneve infektuese,” thotë në intervistë për DW virologu Alexander Kekulé.

    Ai njihet në media për kriitkat e tij ndaj masave të qeverisë. Sipas tij me virusin duhet të komportohemi pa u kufizuar në mënyrën e jetesës.

    Rregullorja e ruajtjes së distancës duhet të respektohet edhe për mutacionet e virusit.

    Kekulé thekson: “Mutantët nuk fluturojnë më tej, kjo është e rëndësishme të thuhet.”

    Ato janë pak më shumë ngjitëse, por kjo nuk bën dallim për masat kufizuese. Duhet që të evitohen edhe të puthurat e përqafimet.

    Gjatë lëvizjeve normale – si një kalim shkurt krah tjetrit jashtë – pothuajse nuk ka asnjë rrezik. Studimet konfirmojnë, se rreziku për t’u infektuar jashtë është minimal.

    Një studim nga Kina p.sh. provon, se nga 7324 infeksione të regjistruara vetëm një ka ndodhur jashtë. Edhe Instituti Robert Koch në Gjermani në faqen e internetit shkruan, se infeksionet jashtë në hapësira janë shumë të rralla.

    Burimi: DW

  • Paniku tek qytetarët pasi u zbulua lloji i ri i Covid-19 në Angli/ Ekspertët tregojnë a duhet të shqetësohemi

    Paniku tek qytetarët pasi u zbulua lloji i ri i Covid-19 në Angli/ Ekspertët tregojnë a duhet të shqetësohemi

    Matt Hancock u akuzua për panikun e krijuar tek qytetarët pasi ai tha se një mutacion i koronavirusit po përhapet nëpër Londër dhe Jug-Lindje të vendit.

    Sekretari i Shëndetësisë nxiti frikë dje pas njoftimit se mund të merreshin masa të ashpra izolimi për 11 milion persona në kryeqytet, Essex dhe Hertfordshire nga mesnata e mbrëmjes së sotme, sepse sipas tij se lloji i ri i Covid mund të përhapet më shpejt se versionet e vjetra të virusit.

    Por ekspertët e kundërshtuan pretendimin e tij, duke thënë se Sekretari i Shendetesise përdori ‘retorikë’ që tremb njerëzit.

    Sipas eksperteve, mutacioni i koronavirusit eshte i zakonshëm, e me këtë lloj tendence nuk ka gjasa të ndikojë në mënyrën se si funksionojnë vaksinat ose te ndikoje tek infektimi rende i qytetareve. Madje ata theksojne se ky mutacion mund të jetë edhe më pak vdekjeprurës.

    Koronavirusi tashmë ka persuar mutacione mijëra herë dhe ky është një proces krejtësisht i natyrshëm, thonë ekspertët, dhe shumë mutacione bëhen më pak të rrezikshme ndërsa evoluojnë.

    Shkencëtarët thanë se është padyshim e rëndësishme të hetohen llojet e reja për të parë nëse ato ndryshojnë sjelljen e virusit.

    Ekziston një farë shqetësimi se ky mutacion mund të jetë një formë që nuk njihet mirë nga sistemi imunitar dhe se vaksinat mund të mos jenë aq efektive tek qytetaret.

    Versioni i ri i virusit është regjistruar më shumë se 1.000 herë, kryesisht në Angli, por edhe në Uells, Skoci, Danimarkë dhe Australi, konfirmuan zyrtare te Shëndetit Publik ne Britani.

    Arsyeja pse mutacioni është interesant, thonë shkencëtarët, është sepse ndodhet në proteinën spike të virusit. Spike është pjesa që sulmohet më shpesh nga sistemi imunitar.

  • Personat e parë që duhet të vaksinohen, sipas ekspertëve

    Personat e parë që duhet të vaksinohen, sipas ekspertëve

    Me një vaksinë kundër Covid-19 që duket të jetë në horizont, zyrtarët shëndetësorë po shohin përpara për të trajtuar kapitullin e ardhshëm të pandemisë: Si do vendoset përparësia për kryerjen dhe shpërndarjen e vaksinës.

    Pfizer njoftoi të hënën se të dhënat tregojnë se vaksina e saj e mundshme është 90% efektive në parandalimin e virusit.

    Drejtuesit e ndërmarrjes thanë se duhen më shumë të dhëna për sigurinë për të përcaktuar nëse ka efekte anësore, por ata parashikojnë që të dhënat do të jenë në dispozicion në fund të nëntorit.

    Sipas Departamentit Amerikan të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, një vendim përfundimtar për përparësinë e vaksinës nuk do të merret derisa të vijë koha për ta shpërndarë atë, por grupe të ndryshme ekspertësh kanë dhënë rekomandimet e tyre se kush duhet të marrë dozat e para.

    1. CDC – Centers for Disease Control and Prevention (Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve)

    Një panel këshillues nga CDC tha se dozat e para të vaksinës duhet t’u shpërndahen katër grupeve:

    – Personeli i kujdesit shëndetësor

    – Punëtorët në industritë thelbësore dhe kritike

    – Njerëzit me rrezik të lartë të Covid-19 për shkak të një gjendjeje mjekësore të rëndë

    – Njerëzit që janë 65 vjeç e lart

    Paneli tha se personeli i kujdesit shëndetësor është në vijën e parë të pandemisë, prandaj ata janë në një rrezik më të madh të ekspozimit. Punëtorët në industritë kritike që ndihmojnë në mirëmbajtjen e shërbimeve thelbësore gjithashtu kanë më shumë nevojë për mbrojtje.

    Prania e një vaksine është gjithashtu e rëndësishme për popullatën me rrezik të lartë dhe qytetarët e moshuar, për të shmangur një fluks të pakontrollueshëm të pacientëve në spitale.

    2. Universiteti Johns Hopkins

    Johns Hopkins Bloomberg, Shkolla e Shëndetit Publik, në gusht publikoi rekomandimet e saj për përparësinë e shpërndarjes së vaksinave, duke i ndarë sipas niveleve.

    Niveli 1 (prioritet absolut) duhet të përfshijë:

    – Pjesëtarë të ekipeve që përballen të parët me pandeminë: Staf mjekësor

    – Grupet dhe individët e shërbimeve shoqërore thelbësore: Transport publik, prodhim dhe shpërndarje ushqimesh dhe mësuesit.

    – Personat më të rrezikuar, gratë shtatzënë dhe stafi i qendrave sociale.

    Niveli 2 (në varësi të disponueshmërisë së vaksinës) duhet të përfshijë:

    – Farmacistët dhe mjekët që kurojnë persona që nuk janë me koronavirus

    – Personat që kanë vështirësi në aksesin e shërbimeve në rast se sëmuren: Banorët e zonave të thella dhe të largëta, me infrastruktura shëndetësore të pazhvilluara.

    – Pjesëtarë të tjerë të shërbimeve shoqërore bazike: Media komunikimi, policia, zjarrfikësit.

    Raporti deklaroi: “Në kohën e këtij shkrimi, mbeten shumë paqartësi të rëndësishme në lidhje me çështjet kryesore që duhet të merren parasysh në përcaktimin e përparësive.”

    3. Akademia Kombëtare e Mjekësisë

    Akademia Kombëtare e Mjekësisë shkoi me një qasje prej katër fazash në rekomandimin e saj për caktimin e një vaksine Covid-19.

    Faza 1 do të përfshinte:

    – Punëtorët me rrezik të lartë në objektet e kujdesit shëndetësor

    – Njerëzit e të gjitha moshave me kushte shoqëruese mjekësore që i vënë ata në rrezik më të lartë

    – Të rriturit e moshuar që jetojnë në ambiente të mbipopulluara

    Faza 2 do të përfshinte:

    – Punëtorët me rrezik kritik që janë në industri thelbësore për funksionimin e shoqërisë dhe me rrezikshmëri të lartë të ekspozimit

    – Mësuesit dhe personeli i shkollës

    – Njerëzit e të gjitha moshave me kushte mjekësore shoqëruese, që i vënë ata në rrezik mesatarisht më të lartë

    – Të gjithë të rriturit e moshuar që nuk përfshihen në Fazën 1

    – Njerëzit që jetojnë në shtëpi strehuese apo frekuentojnë mensat e ushqimit pa pagesë për të pastrehët

    – Njerëzit në burgje, qendra paraburgimi dhe ambiente të ngjashme, si dhe personeli që punon në ambiente të tilla, etj.

    Faza 3 do të përfshinte:

    – Të rinjtë dhe fëmijët

    – Punëtorët në industri thelbësore për funksionimin e shoqërisë dhe me rrezik të rritur të ekspozimit, që nuk përfshihen në Fazat 1 ose 2

    Faza 4 do të përfshinte:

    – Të gjithë ata që nuk janë në grupet e mëparshme

    4. WHO/SAGE – The World Health Organization dhe Strategic Advisory Group of Experts

    Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Grupi Strategjik Këshillëdhënës i Ekspertëve për Imunizimin morën një qasje tjetër në rekomandimet e tyre:

    – Përparësia e parë duhet t’u jepet punonjësve shëndetësorë që janë në një rrezik shumë të lartë të kontraktimit dhe përhapjes së koronavirusit

    – Prioriteti tjetër duhet t’u jepet grupeve socio-ekonomike të cilët janë në një rrezik më të lartë të prekjes nga sëmundja

    – Pas kësaj, vaksina duhet të shkojë te grupet sociale / të punësimit, të cilët janë në një rrezik të ngritur të sëmundjes sepse nuk janë në gjendje të mbajnë distancën sociale

    Të gjitha grupet e ekspertëve mjekësorë inkurajojnë vendet dhe komunat që të shpërndajnë vaksinën mbi një bazë etike dhe të drejtë.

    Burimi: FOX 11, A2 News, CNN

  • “Virusi mund të përhapet në mënyrë të pakontrolluar”/ Ekspertët shëndetësorë të shqetësuar, përse i paralajmërojnë gjermanët

    “Virusi mund të përhapet në mënyrë të pakontrolluar”/ Ekspertët shëndetësorë të shqetësuar, përse i paralajmërojnë gjermanët

    Ekspertët shëndetësorë në Gjermani janë të shqetësuar për mënyrën se si mund të shkojnë gjërat me pandeminë këtë dimër.

    Një paralajmërim i fortë vjen nga zyrtari kryesor shëndetësor i cili thotë se vendi mund të arrijë edhe tek 10,000 të infektuar në ditë nëse njerëzit nuk i përmbahen rregullave të higjienës dhe distancës sociale.

    “Situata aktuale më shqetëson shumë. Ne nuk e dimë se si do të zhvillohen gjërat gjatë javëve të ardhshme,” tha Lothar Wieler, kreu i Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive.

    “Është e mundur që ne do të shohim më shumë se 10,000 raste të reja në ditë. Është e mundur që virusi të përhapet në mënyrë të pakontrolluar.”

    Gjermania ka raportuar një rritje të infeksioneve ditore, me raste të konfirmuara që rriten me gati një të tretën, vetëm dje u raportuan 4,058 raste të reja.

    Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn e ka përshkruar rritjen si shqetësuese, duke u thënë gjermanëve se nuk duhet të vetëkënaqen.

    “Në fund të ditës, jemi ne, qytetarët që – përmes veprimeve tona të matura – e kemi sjellë Gjermaninë përmes kësaj krize deri më tani, me asgjë më shumë sesa integrimin e rregullave në jetën tuaj të përditshme,” tha ai.

  • Vala e dytë e Covid-19 po shkaktohet nga diçka/ Ekspertët britanikë japin arsyet

    Vala e dytë e Covid-19 po shkaktohet nga diçka/ Ekspertët britanikë japin arsyet

    Temperatura të ulëta, më pak rreze dielli dhe më shumë shi duket se luajnë rolin kryesor në pandeminë e koroanvirusit, në këtë valë të dytë që ka kapluar veriun e Britanisë dhe Skocisë.

    Këtë e kanë zbuluar shkencëtarët britanikë dhe dy këshilltarët kryesorë të kryeministrit Boris Johnson. Përmes disa statistikash ata thonë se koronavirusi po godet ashpër veriun, ndërsa jugu duket se po shpëton nga vala e dytë e pandemisë, por që u godit më rëndë gjatë shpërthimit në pranverë.

    Të dhënat e publikuara sipas shkencëtarëve tregojnë qartë lidhjen mes motit dhe shpërthimeve aktuale të vatrave të virusit. Mançesteri – vatra kryesore e rasteve në muajin gusht, pati dy herë më shumë reshje sesa Londra, ku pati shumë pak raste teksa vera po mbyllej.

    Në fund të shtatorit, North Westi përjetoi dy herë më shumë të infektuar.

    Në Londër dhe në Jug të Anglisë ka 60 për 100,000 banorë në kryeqytet ndërsa bie deri në 22 për 100,000 mijë banorë në Jug-Perëndim.

    Shkencëtarët thonë se tani nuk mund të mohohet se moti po luan faktorin kryesor. Mungesa e diellit ul nivelin e vitaminës D tek njerëzit, një vitaminë kryesore në mbrojtjen ndaj virusit.

    Studimet kanë sugjeruar gjithashtu që koronavirusi mbijeton në sipërfaqe jashtë rrezeve të diellit sepse rrezet UV dëmtojnë materialin e tij gjenetik. Moti i ngrohtë është një nga shumë arsyet pse shkencëtarët mendojnë se Britania ishte në gjendje ta dëbonte virusin këtë verë, së bashku me rregullat e ashpra të distancimit dhe izolimit.

    Por shkencëtarë të tjerë kanë paralajmëruar se do të ishte e ndërlikuar të provohet që ndryshimet rajonale në mot do të ishin shkak i valës së dytë, duke këmbëngulur se në fakt mund të ketë lidhje me nivelin e ulët të imunitetit të popullsisë në veri. Dikush tjetër thjesht sugjeron që është fat i keq i veriut këtë sezon.

    Shkencëtarët gjithsesi bien në një mendje se virusi vijon të ketë shumë të panjohura. Vaksina që mendohet të jetë shpëtimtarja e kësaj pandemie ende nuk ka dalë.

    Burimi: Daily Mail/TiranaPost

  • “Politikanët që flasin për kthimin e normalitetit mashtrojnë veten”/ Paralajmërimi i frikshëm i ekspertëve: Pas shpërthimit të COVID-19, jeta…

    “Politikanët që flasin për kthimin e normalitetit mashtrojnë veten”/ Paralajmërimi i frikshëm i ekspertëve: Pas shpërthimit të COVID-19, jeta…

    “Pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19, gjërat ka shumë të ngjarë, që të mos kthehen kurrë në normalitet”- kështu shkruan CNN, referuar deklarimeve të disa ekspertëve.

    “Tashmë kanë kaluar shumë muaj nga ndryshimet që janë bërë në jetën tonë të përditshme dhe nëse vazhdoni që të mos pajtoheni me rregullat, kjo do të ndikonte për keq në jetën tuaj”, thonë ata.

    Pak nga pak jemi duke u bindur se ndryshimet e këtij viti, pas shpërthimit të COVID-19 janë të përhershme.

    Këtu i referohemi faktit nëse puna do të vazhdojë të mbetet nga shtëpia; nëse do të shkojmë më pak në dyqan, por do shpenzojmë më shumë; nëse do të mendojmë se mbajtja e një maske në urban do të jetë pjesë e jetës; nëse shtrëngimet e duarve dhe përqafimet do të bëhen më pak të zakonshme apo nëse shumica e kontakteve tuaja ditore do të bëhet përmes telefonatave, video call dhe mesazheve, sesa personalisht.

    “Politikanët që pretendojnë se ‘normaliteti’ është afër po mashtrojnë veten ose pasuesit e tyre, ose ndoshta të dy janë duke u gënjyer” tha Thomas Davenport, profesori i teknologjisë së informacionit dhe menaxhimit në Kolegjin Babson në Wellesley, Massachusetts.

    “Njerëzit që vuajnë nga një tragjedi  kthehen në gjendjen e tyre të mëparshme, duke u përpjekur të harrojnë”, tha Davenport përmes postës elektronike, ndërsa shtoi “por unë mendoj se COVID-19 është pak më ndryshe. Kjo sepse ne vazhdojmë të presim që pandemia të përfundojë së shpejti”

    Njerëzit, të cilët nuk përshtaten me ndryshimin, besojnë se ajo që ata e mbajnë mend si “normale” do të kthehet dhe vonojnë në implementimin e masave mbrojtëse të domosdoshme për mbrojtje.

    “Ata që nuk pranojnë të mbajnë maska mund të jenë fajtorë”, tha Davenport, pasi “ata e perceptojnë atë si një modë kalimtare, që nuk kanë nevojë ta përqafojnë, por gabohen.”

  • Pas presionit të shkencëtarëve, OBSH pranon se COVID-19 përhapet në ajër

    Pas presionit të shkencëtarëve, OBSH pranon se COVID-19 përhapet në ajër

    Këtë të martë, Organizata Botërore e Shëndetit pranoi “provat e shfaqura” të përhapjes në ajer të koronavirusit të ri, pasi një grup shkencëtarësh nxitën organin global që të azhurnonte udhëzimet e tij se si sëmundja kalonte nëpërmjet frymëmarrjes midis njerëzve.

    “Ne kemi qenë duke folur për mundësinë e transmetimit në ajër dhe transmetimit të aerosolit si një nga mënyrat e transmetimit të COVID-19”, tha Maria Van Kerkhove, udhëheqja teknike në pandeminë COVID-19 në OBSH, raporton Reuters.

    OBSH më parë ka thënë që virusi që shkakton sëmundjen e frymëmarrjes COVID-19 përhapet kryesisht përmes pikave të vogla nga hunda dhe goja e një personi të infektuar të cilat bien shpejt në tokë.

    Por në një letër të hapur për agjencinë me qendër në Gjenevë, botuar të hënën në revistën Klinike Infektive të Sëmundjeve, 239 shkencëtarë në 32 vende përshkruan prova që ata thonë se tregojnë se grimcat e virusit mund të infektojnë njerëzit që marrin frymë.

    Për shkak se ato grimca më të vogla të nxjerrjes mund të qëndrojnë në ajër, shkencëtarët po kërkojnë që OBSH të rinovojë udhëzimin e saj.

    Duke folur në konferencën e së martës në Gjenevë, Benedetta Allegranzi, udhëheqësi teknik i OBSH-së për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit, tha se ekzistonin prova që shfaqeshin në transmetimin e koronavirusit nga ajri.

  • Ekspertët e Reformës Zgjedhore mbyllin amendamentet/ Kodi të hënën në Kuvend

    Ekspertët e Reformës Zgjedhore i kanë dhënë dorën e fundit amendamenteve të Kodit Zgjedhor. Sipas formulës se dakordësuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, opozita jashtëparlamentare do të rikthehet në Parlament me të drejtë përzgjedhjeje dhe përjashtimi të kandidaturave.

    Zgjedhja për kryekomisionerin do të vijë nga komisioni që do të ngrejë Kuvendi, dhe ku do të zgjidhen përmes disa kandidaturave 3 emra. I dërguari i posaçëm i PD-së në këtë komision do të ketë të drejtën të skualifikojë një emër nga lista. Kuvendit do t’i duhen 84 vota për të zgjedhur mes dy alternativave të mbetura. E kundërta do të ndodhë me nënkomisionerin, i cili do të jetë një njeri i opozitës, me detyrën specifike të zbatimit të teknologjisë.

    “Do të jetë opozita që do të zgjedhë tre emra nga lista e kandidatëve dhe Kuvendi do të skualifikojë një. Më pas kalohet në votim mes dy emrave të mbetur”

    Formula vjen me votim në bllok për rregullatorin dhe KAS, në raportin 3 me 2.

    Nga ana tjetër, kodi parashikon kufizime për Qeverinë në shfrytëzimin e aseteve publike, apo dhe rritjen e rrogave dhe pensioneve përpara zgjedhjeve.

    “Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet dhënia e benefiteve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, etj.”

    Në nenin 12 është vendosur që shqiptarët e diasporës që janë të regjistruar të jenë në një zonë unike, atë të qarkut të Tiranës, por njësoj si për teknologjinë, i lihet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve realizimi i votës së emigrantëve.

  • Irritohen ekspertët e Harvardit, dalin kundër masave dhe lëshojnë ultimatum të prerë/ Ja çfarë thonë

    Nga frika e përhapjes së koronavirusit shumë shtete kanë marrë masa kufizuese për parandalimin e COVID-19. Në momentin e shpërthimit u mbyllën Kopshtet dhe shkollat.

    Edhe pse kjo është mënyra më e mirë për të mbrojtur fëmijët, eskpertët e Universitetit të Harvardit janë shprehur se do të ishte më mirë që shkollat të hapen, pasi fëmijët në shtëpi po përballen me rreziqe të tjera.

    Joseph Allen, profesor ndihmës i shkencës për vlerësimin e ekspozimit dhe drejtori i Programit të Ndërtesave të Shëndetshme në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit thotë se “më e udhës është të krijohet ambienti i duhur për mbarëvajtje mësimore dhe të mbahen fëmijët në shkolla”, shkruan CNN.

    “Unë them se kostoja e mbajtjes së fëmijëve në shtëpi është shkatërruese, si dhe ka strategji të provuara të tjera që mund të minimizojnë rrezikun si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit”, tha Allen në një video-konferencë.

    “Kështu që kur e kemi këtë diskutim për fëmijët që të kthehën në shkollë, duhet ta vendosim atë në kontekstin e kostove individuale dhe shoqërore të të mbajturit të fëmijëve në shtëpi”, shtoi ai.

    Fëmijët në shtëpi mund të përballen me probleme fizike shëndetësore, sikurse është qëndrimi gjatë ulur. Problemet e shëndetit mendor, shpesh i përkeqësuar nga mungesa e ndërveprimit dhe lidhjes sociale, shihet gjithashtu si një problem tjetër nga profesori Allen.

    Sipas tij, një numër i madh i nxënësve nuk po i vijojnë mësimet online. “Tani kemi një braktisje virtuale, për shembull, kemiBoston, ku 20% e fëmijëve në maj nuk vijonin mësimin”, tha ai. “Ngjashëm ndodhi edhe në Filadelfia, ku vetëm 50% e fëmijëve të shkollës fillore po vijonin përditë mësimin”.