Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Dalina Buzi

  • “Marrëdhënie e sëmurë, më mirë të ndahen”/ Dalina Buzi habit me deklaratën për çiftin: Kiarës i qesh shpirti kur është larg Luizit, ndërsa Luizi… (VIDEO)

    “Marrëdhënie e sëmurë, më mirë të ndahen”/ Dalina Buzi habit me deklaratën për çiftin: Kiarës i qesh shpirti kur është larg Luizit, ndërsa Luizi… (VIDEO)

    Kriza mes Luizit dhe Kiarës po komentohet shumë në rrjetet sociale. Në opinionin për situatën e tyre, gazetarja Dalina Buzi, me anë të një postimi në Instagram, thekson se është më mirë që çifti të ndahen sesa të përjetojnë këtë marrëdhënie “të semurë”.

    “Kiara është në vitin e 18 të martesës dhe ka kuptuar se nuk ka rrugëdalje nga situata. Kur vjen në shtëpi nuk e duron dot burrin e vet, kur del jashtë është njeriu më i lumtur.

    Ajo pa ndjenja nuk është ka diçka. Por pa se Luizi merr gjithnjë drona. Është popullor dhe unë do ta mbaj. Do ta shfrytëzoj këtë gjë.

    Kiara është shumë e hapur ndaj ndikimeve. Njerëzit kur duan një njeri shumë sidomos në fillim, u erret pak syri dhe nuk kanë dëshirë të dëgjojnë. Kurse Kiara është shumë e hapur të dëgjojë. Kjo do të thotë se është e pavendosur me atë çfarë ka. Ka një paqëndrueshmëri.

    Luizi nga ana tjetër. Unë gjithmonë kam dyshime nëse është mjeshtër i asaj loje apo ka edhe ndjenja për këtë gocë. Të kujton edhe këto lidhjet që çunat thonë direkt “këtë e kam për grua unë”. Por, Luizi po tregohet më i qartë me Kiarën. Gjatë gjithë kohës ka treguar besnikëri. Kurse Kiara thotë “Unë jam e dashura jote, po s’jam e dashura jote”. E keni vënë re si qesh ajo kur del jashtë? Kur është me njerëz të tjerë asaj i qesh shpirti. Edhe Luizi e lë pak ta shkelë.”

  • “Bënte si profesioniste”/ Olta e përmendi, Dalina Buzi “fshikullon” banoren: Ti je një mosmirënjohëse, dimë edhe ne gjëra… (video)

    “Bënte si profesioniste”/ Olta e përmendi, Dalina Buzi “fshikullon” banoren: Ti je një mosmirënjohëse, dimë edhe ne gjëra… (video)

    Në shtëpi ka ardhur sfida e javës dhe është realizimi i spektaklit “Dancing With the Stars”. Banorët janë ndarë në çifte dhe po bëjnë prova për të fituar pasi fituesit do të kenë një avantazh. Kjo sfidë hapi dhe biseda midis banorëve që po flisnin për spektaklin e vërtetë dhe kryesosht për anëtarët e jurisë (Kledi,Dalina dhe Mandi).

    Dea u shpreh se i preferuari i saj ishte Kledi Kadiu për profesionalizmin e tij, por këtë mendim nuk e ndan aspak Olta që thotë:”Kush e la atë të fliste aty, fliste por me vështirësi. Futu Mondi, futu Dalina, e çmëndën duke bërë si profesionist”. Dhe kaq u desh që Dalina të reagonte me një video dhe me një Instastory. Shiko videon më poshtë.

    Në instastory Dalina shkruan: “Po mi zemra nënvlerësojnë pasi luten tu gjej ndonjë rol, pasi kur e heqin para kohe nga DWTS te Vizioni vijnë e qajnë te mua e para. Për profesionalizmin tim veç Dea e Olta s’duhet me fol kurrë (nejse se Dea s’foli). Kushdo tjetër aty le te thotë ça të dojë. Po nejse se bëj shaka me Luizin. Anabel nuk është faqe fansash, thjesht dallohet robi.

    (Unë) që në kulmin e υrrejtjes mbroja Olten dhe Olta…Shkoni në Bunkart të mësoni për njerezimin c’lloj speciesh mosmirënjohëse janë!”-përfundon Dalina.

  • “E vërteta të plagos dhe të fut në burg”! Dalina Buzi rendit një më një arsyet pse Luizi duhet të qëndrojë në Big Brother VIP Albania/ Ajo ka dy fjalë edhe për Kiarën dhe banorët e tjerë (VIDEO)

    “E vërteta të plagos dhe të fut në burg”! Dalina Buzi rendit një më një arsyet pse Luizi duhet të qëndrojë në Big Brother VIP Albania/ Ajo ka dy fjalë edhe për Kiarën dhe banorët e tjerë (VIDEO)

    Dalina Buzi, e cila ka qenë disa herë si opinioniste në “BBV1”, ka komentuar situatën e fundit me Luizin. Jo vetëm kaq, por Dalina Buzi ka folur edhe për qëndrimin e Kiarës ndaj tij dhe nuk ka lënë pas as lojën, sipas saj “boring dhe dramatike”, të banorëve të tjerë.

    Teksa renditi disa arsye pse duhet të qëndrojë Luizi në shtëpi, ajo u shpreh se këngëtari është lojtar i fortë, bën lojë të mirë në shtëpi, nuk krijoj debate të kota dhe ka sens humori.

    Sa i përket situatës me sëmundjen e tij, Dalina u shpreh se në pjesën e parë të Prime-it u menaxhua mirë nga Arbana dhe produksioni, ndërsa nuk ishte dakord me dërgimin e Luizit në spital dhe “analizat” disa-minutëshe që bëri.

    Në lidhje me “fiksimin” e tij me Kiarën, Buzi u shpreh se ndjenjat e tij janë të vërteta si gaforre që është në horoskop, ndërsa shtoi se nuk ishte dakord me ekzagjerimin e moderatores në reagimin e saj. Sipas Dalinës, Luizi duhet të qëndrojë në shtëpi që tani ta shikojmë të luajë i vetëm.

    Ajo nuk la pa komentuar banorët e tjerë si Amosin, për të cilin tha se flet me Oltën dhe e “fryn” për të thënë gjërat që nuk i thotë dot. Ajo shtoi se Armaldo “e mban mirë me të gjithë”, ndërsa Kristi bëhet “boring.” Si përfundim, sipas Dalina Buzit, Luizi duhet të qëndrojë sepse banorët e tjerë do të ishin të mërzitshëm pa të.

  • “Boo prandaj doja me i heq komentet për k*re si puna jote”/ U përmend Bora Zemani, Dalina Buzi e lëshon gojën keq fare dhe shpërthen me fjalor banal, ja çfarë e irritoi moderatoren

    “Boo prandaj doja me i heq komentet për k*re si puna jote”/ U përmend Bora Zemani, Dalina Buzi e lëshon gojën keq fare dhe shpërthen me fjalor banal, ja çfarë e irritoi moderatoren

    Dalina Buzi ka shpërthyer keq ndaj një ndjekësje pas një postimi që bëri në Instagram. Ajo ka publikuar një video por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte një koment i një ndjekësje, që i shkruante se ka kopjuar Bora Zemanin. “Ke filluar dhe veshjen alla stili i Bora Zemanit, harron se je mami asaj me moshë”, shkroi ndjekësja.

    “Boo prandaj doja me i heq komentet për k*re si puna jote. E mirë varja i hapa tani, vazhdo”, i shkruan Dalina. “Bravo për fjalorin sado mundohesh të bësh si e mirë dukesh se ti i urren gratë e bukura sidomos një maskiliste e thekur, bllokoji komentet sërish se nuk përballon dot opinionet ndryshe.”, replikon ndjekësja.

  • “Më quajte objekt seksi”/ Dalina Buzi i kthehet Zhaklinës në studio: Kujdes!

    “Më quajte objekt seksi”/ Dalina Buzi i kthehet Zhaklinës në studio: Kujdes!

    Mbrëmë në emisionin “Goca dhe Gra” ka pasur një debat me tone gati të aspra mes Dalina Buzit dhe Zhaklin Lekatarit, teksa kjo e fundit e kishte quajtur moderatoren “objekt seksi” në reagimin kundër Fifit. Në studio po diskutohej deklarata e Fitit për partnerin e saj, ku shprehte dëshirën që të kishte ruajtur virgjërinë për të. Në debat e sipër Dalina i kërkoi Zhaklinës që të ketë kujdes se si i përdor termat.

    Pjesë nga debati:

    Dalina Buzi: Çështje termash është o Zhaklin, Fifi e kishte në kuptimin “O zot sikur ti të ishe i pari dhe i fundit për mua.

    Zhaklin Lekatari: Është fjala që i krijon realitetet, e para është fjala prandaj ne i zgjedhim fjalët.

    Dalina Buzi: Nëse do të rrimë të zbërthejmë se çfarë është fjala, edhe ti më the nga emocionet e tua se unë jam objekt. Ti flet për shkencërisht dhe nuk flet shkencërisht kur të mbulojnë emocionet.

    Zhaklin Lekatari: Nëse ti do të më lësh të mbaroj do të ta shpjegoj se si e thashë

    Dalina Buzi: Po pra prandaj janë fjalët prandaj është sematika që të shpjegojmë, prandaj duhet të kesh kujdes se çfarë thua.

  • “Ja çfarë pashë mes Borës dhe Donaldit”/ Flet Dalina Buzi që ishte pranë tyre!

    “Ja çfarë pashë mes Borës dhe Donaldit”/ Flet Dalina Buzi që ishte pranë tyre!

    Fotot dhe videt e Bora Zemanit pranë Donald Veshaj teksa shkëmbenin shikime dhe muhabete është bërë kryefjalë në mediat rozë që nga e diela e kaluar. Mbrëmë në emisionin “Goca dhe Gra”, ka folur për rikthimin e tyre moderatorja Dalina Buzi, e cila gjithashtu ishte e pranishme në eventin e stilistit Valdrin Sahiti dhe ka parë gjithë situatën.

    “Ishim të ndarë në tavolina. Një tavolinë ishte tavolina e Top Channel. Ishte Sara Hoxha, Lori Hoxha, Bora, qëlloi dhe Donaldi me Romeon. Unë si e pranishme atje pashë dy njerëz të edukuar që flasin. Antonela nga ana tjetër ishte me Beatriksën. Si rastësi qëlloi që ai të ishte në një tavolinë dhe me ish-in”.

  • VIDEO/ Probleme me operacionet plastike! Themeluesja e Anabel Media, Dalina Buzi fluturon drejt Vjenës

    VIDEO/ Probleme me operacionet plastike! Themeluesja e Anabel Media, Dalina Buzi fluturon drejt Vjenës

    Themeluesja e Anabel Media, Dalina Buzi iu është nënshtruar një operacioni në gjoks në Vjenë. Ajo ka ndarë një video teksa shihet e shtrirë në krevatin e spitalit në Vjenë. Dalina ka zbuluar se para 10 vitesh ka bërë një operacion për ndërhyrje në gjoks në Shqipëri mirëpo impiantet e vendosura nuk janë përshtatur me trupin e saj.

    E sapo dalur nga operacioni në Vjenë Buzi tregon se tashmë ndihet mirë dhe e lumtur me trupin pasi hoqi impiantet që sipas saj nuk ia mbante trupi. Dalina këshillon vajzat që të mos kryejnë operacione plastike mirëpo nëse do të bëjnë të tilla të bëjnë kujdes me përzgjedhjen e kirurgëve.

    ‘Doja të ndaja me ju diçka. Në Vjenë nuk erdha për pushime por për të bërë pushime, por për të bërë një ndërhyrje dhe për të shpëtuar nga një problem taksirati 10-vjeçar që kam pasur në trupin tim. Unë jam karakterizuar si një goc me gjoks të bëshëm, mbas lindjes së Elenës në 2012 në shtatzani mora shumë peshë, mbi 80 kile dhe më duhej të kthehesha në punë. Falë crosfit, dhe dietës shkova në 58 kile. Rashë shumë dhe kisha një hapësirë shumë të madhe në gjoks. Nuk ishte një pamje interesante. Duke qënë se kam akses te çdo klinikë kirurgjikale u tundova që ta mbushja gjoksin dhe të rikthehesha siç isha.

    Nuk doja të kthehesha te 4 se ka probleme gjoksi madh. I kërkova kirurgut që të mos kthehesha në masën time, por ai më më tha se trupi kërkon të rikthehet siç ishte. Vura impiante, të cilat trupi im nuk i pranoi kurrë. Gjoksi pati shumë probleme, pavarësisht se te BB dhe te eventet dukesha mirë. Impiantet ishin shumë të rënda, u bë problem për kurrizin tim. Vendosa sapo të mbaroj xhirimet do shkoj ta operoj. Zgjodha Vjenën. Tani jam më mirë, për marshallah. Duhet të kemi shumë kujdes me zgjedhjen e kirurgëve. Lexoni shumë dhe mundohuni të bëni sa më pak operacione plastike’– është shprehur ajo në video.