Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Arrestime

  • Jepi SPAK jepi! Pak edhe më lart shko në arrestime!

    Jepi SPAK jepi! Pak edhe më lart shko në arrestime!

    Sot SPAK arrestoi kryebashkiakun e Lushnjës për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Kryeministri Rama theksoi se PS nuk mbron atë dhe asnjeri që shkel ligjin. Ambasadorja amerikane Kim deklaroi se “asnjë nuk duhet të jetë mbi ligjin”. Kim shkruan: “Nëse jeni të përfshirë në korrupsion, pavarësisht sa të fuqishëm mendoni se jeni, tani është koha të merrni parasysh ndikimin që veprimet tuaja do të kenë në familjen dhe vendin tuaj. Tani është koha të shqyrtojmë nëse ia vlen të shkosh në burg. Tani është koha për të ndaluar. Askush nuk është mbi ligjin”.

    Populli pret Drejtësi!

    Ndërkohë ka filluar shkundja e zyrtarëve që kanë shkelur ligjin. SPAK-u po lëviz.

    Në komentet e pas botimit të lajmit për arrestimin e kryebashkiakut lushnjar, lexuesit shkruanin: “Edhe më lart zotërinj të SPAK! Ministra, ish-ministra dhe më lart ngjituni në arrestime!”.

  • Aksion arrestimesh/ Nusja rreh vjehrrin, lezhjani kapet me kanabisin gati për shitje. Policia i vë prangat edhe një gruaje për…

    Aksion arrestimesh/ Nusja rreh vjehrrin, lezhjani kapet me kanabisin gati për shitje. Policia i vë prangat edhe një gruaje për…

    Dy gra dhe një 25-vjeçar janë arrestuar nga policia për vepra të ndryshme penale.

    Njoftimi i plotë:

    Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmerisë.

    Bien në pranga për vepra penale të ndryshme një 25 vjeçar dhe 2 shtetase.

    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”,pranë D.V.P Lezhë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj.B.,25 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, në Shëngjin i janë gjetur disa doza të dyshuara lëndë narkotike canabis sativa ,gati për shitje. Gjatë kontrollit të banesës i janë gjetur doza të tjera të dyshuara narkotike, municion luftarak, dorezë metalike dhe një armë e ftohtë (thikë)

    -Specialistët për Hetimin dhe Parandalim e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases V.P.,40 vjeçe,banuese në fshatin Krajen,Lezhë. Arrestimi i saj u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime vjehrrit të saj shtetasit Z.P.,70 vjeç.

    -Gjithashtu,nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Kurbin, goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

    Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, evidentuan dhe goditën një tjetër rast të tentativës për kultivim të kanabisit. Si rezultat nga specialistët për Hetimin e Krimit u arrestua në flagrancë shtetasja T.P.,52 vjeçe,banuese në Kurbin .

    Kjo shtetase është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në parcelë në pronësi të saj, ku u gjetën të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike canabis sativa. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që janë implikuar në këtë veprimtari kriminale.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.