Szymon Marciniak para se të zbarkojë në Shqipëri për të gjykuar në finalen e “Final – Four” me 12 maj do të gjykojë një tjetër sfidë spektakolare. Nga UEFA është përzgjedhur për të gjykuar gjysmëfinalen e Champions League.
Saktësisht duelin mes Inerit dhe Barcelonës, përballje kjo e parashikuar të luhet ditën e martë në orën 21:00. Polaku do të jetë kryesorë në sfidën e Milanos, ku do të vendoset edhe finalisti i parë i Champions League. Gjysmëfinalja e parë mes zikaltërve dhe katalanasve ka përfunduar 3-3 dhe në 90-të minutëshin e “San Siros” do të luajnë gjithçka për gjithçka.
Pas kësaj ndeshje, Szymon Marciniak do të udhëtojë disa ditë më pas në Tiranë për finalen e kampionatit shqiptar në “Final Four”. Ai do të përfitojë rreth 5000 euro nga Federata Shqiptare e Futbollit, përveç akomodimit dhe fluturimit.
Ndërkohë vlen të theksohet se vetëm 1 javë më pas do të udhëtojë drejt Tiranës, ku do të jetë kryesorë në “Arenën Kombëtare”, ku do të zhvillohet finalja e “Final – Four”. Në garë për titullin janë Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani, ku gjysmëfinalet janë Egnatia – Partizani dhe Vllaznia – Dinamo.
BILETAT
Vllaznia – Dinamo City (4 maj, ora 20:00) dhe Egnatia – Partizani (5 maj, ora 20:00) janë çiftet gjysmëfinaliste që do të përballen në ndeshje teke, nga ku do të përcaktohen dy finalistët e këtij edicioni. Të dyja takimet do të zhvillohen në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Biletat për këto ndeshje mund të blihen online në e.bileta.al në çdo moment, si edhe fizikisht pranë pikës së shitjes te stadiumi “Arena Kombëtare”.
LEXO ME SHUME:Vjen largimi i parë nga Tirana, futbollisti nuk përmbushi pritshmërirë (EMRI)