Sylvinho totalisht i “ngrirë” nga shorti i Europianit, ironia e trajnerit: Mungon vetëm Brazili dhe Argjentina

by KLIKOJE.AL

Është hedhur shorti për grupet e Euro 2024. Kombëtarja shqiptare ka njohur kundërshtarët me të cilët do të përballet në Europianin e Gjermanisë. E klasifikuar në Grupin B, kuqezinjtë do të luajnë përballë Spanjës, Kroacisë dhe Italisë.

Pas këtij shorti ka folur trajneri i Kombëtares kuqezi, Sylvinho.

“Para së gjithash është shumë e bukur që të jemi të gjithë këtu dhe të shijojmë këtë moment”, është shprehur Sylvinho.

-Keni punuar në Itali për një kohë të gjatë, biseduat me Spallettin?

“Po pata mundësi të shkëmbeja dy fjalë me të. Por ishte diçka shumë e shpejtë. Është një grup shumë i fortë dhe shumë i bukur. Kam punuar në Itali për shumë kohë. Gjithsesi është një sfidë shumë e bukur.”

-Ka punuar në Itali dhe Spanjë, është një armë plus?

“Shkojmë në këtë turne për të treguar forcën tonë. Unë e njoh Spanjën dhe Italinë, por janë dy skuadra shumë të forta që janë mësuar me një turne të tillë.”

-A ishte ky kombinimi më i vështirë? A jeni i lumtur që nuk keni Mancinin kundërshtar?

“Të gjitha grupet janë të forta, por dhe grupi jonë është shumë i fortë. Do të provojmë forcën tonë kundër këtyre ekipeve të cilat janë mësuar të luajnë në Botëror apo Europian. Do të provojmë fatet tona në këto ndeshje”.

-Mungojnë Brazili dhe Argjentina të kombinohesh plotësisht në grup (qesh)?

“Luajmë në çerekfinale me Brazilin dhe më pas me Argjetinën (qesh).”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.