Sylvinho si De Biasi, trajneri i Kombëtares merr pasaportën: Jam puro shqiptar (video)

by KLIKOJE.AL

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho është pajisur me pasaportën shqiptare. Braziliani e konfirmoi marrjen e pasaportës nga Samiti i Diasporës që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

“Jemi këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë kam shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë”, ka thënë Ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

“Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit”, është shprehur trajneri i Kombëtares. Kujtojmë që në këtë Samit, Sylvinho u nderua nga kryeministri Edi Rama me “Shqiponjën e Artë”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.