Sylvinho ka publikuar listën me 27 lojtarët e grumbulluar për ndeshjet e qershorit, më datë 7 kundër Serbisë dhe më 10 kundër Letonisë. Sylvinho doli para mediave ku iu përgjigj të gjitha pyetjeve të gazetarëve, në lidhje me lojtarët e rinj, të rikthyerit dhe mungesat. Trajneri foli për duelin me Serbinë dhe emocionet, si dhe për Kristjan Asllanin.
Ndeshja me Serbinë dhe emocionet – “Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, dy skuadra, kundërshtarë shumë fizikë. Ne shpenzojmë shumë energji, duhet të punojmë shumë mirë. Do të jenë të rëndësishëm të 27 lojtarët, mesazhi i parë është që kemi nevojë për të gjithë. Janë dy ndeshje shumë të vështira për të harxhuar shumë energji. Të përqendrohemi te e para, Serbia, nuk është ndeshje normale, e di, e njoh historinë. Por ne duhet të përqendrohemi te loja, duhet të bëjmë mirë., të jemi skuadër lufte, zemre e shpirti, të mos humbim identitetin, të shkojmë në fushë e bëjmë futboll. Ata jemi ne, jam dakord që është ndeshje që duhet përgatitur mirë, e vështirë, por ne kemi shanset tona”.
Kontrolli i emocioneve ndaj Serbisë – “Jam i sigurt që duhet të punojmë mbi të, është ndeshje speciale. Por të mos harrojmë që shkojmë në fushë dhe aty është sport, 90 minuta, duhet të përgatitemi shumë mirë për të përballuar të dy ndeshjet. Qartësisht këto 7 ditë, që në ditën e parë do punojmë për të. Kam nevojë për 27 lojtarë me shumë dëshirë për të shkuar në fushë e lënë zemrën e shpirtin, nuk kemi rrugë tjetër. Teorikisht në letër është vendi i dytë, në futboll mund të ndodhë gjithçka. Ne duhet të punojmë mbi gjithçka që mund të marrim, udhëtimi është i shpejtë dhe nuk ka kohë të humbim, ky është mesazhi, kam nevojë çdo minutë të lojtarëve që në stërvitje. Fusha flet, unë dua të shoh lojtarë që vrapojnë, çdo gjë kemi bërë, edhe më shumë zemër e shpirt. Kjo është karakteristika e skuadrës tonë, nuk duhet ta humbim, dua edhe më shumë”.
A do luajë Asllani me Interin në finale? – “Edhe si Federatë jemi krenarë me lojtarin dhe shumë të tjerë që bëjnë një rrugëtim shumë të bukur. Mua më kujtohet që si lojtar është pjesa më e bukur si karrierë, si trajner është e mirë. E kam zgjedhur si karrierë, por si lojtar kjo është një ndeshje e jashtëzakonshme, sipas meje më e mira në botë. Kam pasur fatin ta luaj një finale, ndoshta mund të luajë, fitojë, por unë flas për Asllanin shqiptar që përfaqëson Shqipërinë. Jam shumë i lumtur për lojtarin, më pëlqen shumë, përtej cilësive teknike. Ai lufton për të bërë më mirë, ka ardhur këtu, ka bërë Ligën e Kampioneve më të mirë të mundshme, nuk ka humbur një stërvitje. Jemi krenarë për të, ndoshta uroj të shohim një ndeshje shumë të bukur që sipas meje është ndër më të bukurat në botë”. Përfundoi Sylvinho
LEXO ME SHUME:Partizani nis seancat stërvitore për Europën, dy të larguar dhe tre titullarë ende nuk kanë rinovuar
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Serbia, Asllani dhe atmosfera në skuadër, Sylvinho “hedh kartat” në fushë: N… […]
Comments are closed