“Në Poloni shkojmë të përgatitur”/ Sylvinho përgatit “hakmarrjen” pas humbjes në debutim: Ata na njohin mirë

Sylvinho

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho foli për Tv Klan, pas shortit të “play off”, që vendosi kuqezinjtë përballë Polonisë. Ai u shfaq i kënaqur, ndërsa u shpreh se ekipi ka bërë një rrugëtim të rëndësishëm deri këtu.

Gjithashtu Silvinjo i shpreh se dy kombëtaret njihen mirë, për shkak se janë përballur shpesh vitet e fundit.

“Sigurisht jemi të gjithë shumë të kënaqur, e kemi merituar, të gjithë kemi mbërritur deri këtu. Kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur. Tani luhet futboll, të gjithë duhet të luajnë. Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka. Përgatitet mirë sfida, ata na njohin mirë, ashtu sikurse edhe ne ata. Kemi zhvilluar shumë ndeshje kundër tyre në këto 4-5 vite bashkë. Ndeshje e bukur.”

Ka debutuar me Poloninë, a do heqim atë pengun e 1-0?

“Ajo është kohë tjetër, po flasim për 2023-shin, futbolli ecën me hapa të shpejta, ata kanë ndryshuar gjëra, futbollistë, trajnerë, ndryshon gjithçka. Nga ana tjetër edhe skuadra jonë ka ndryshuar shumë. Jo-jo, shkojmë, të përgatitur mirë për garën… Është e vërtetë, në atë rast fatkeqësisht pësuam një humbje“, theksoi Sylvinho.

LEXO ME SHUME:I buzëqeshur që nuk na ra Italia, Armand Duka flet pas shortit: Do të provojmë gjithçka në Varshavë, i kemi mundësitë

Related posts

Puth djalin e Alvarez dhe takon lojtarët pas triumfit në derbi, Refik Halili zbulon premion e majme (video)

“Tani situata është e komplikuar, Europa s’është në dorën tonë”, Kërnaja ndjen keqardhje për derbin, ka ankesa: Kishte prekje të topit me dorë…

“E kishim përgatitur, Alvarez na fitoi ndeshjen”/ Shehi zbulon fjalët në dhomat e zhveshjes: Çunave i thashë që…