SUPERKUPA E SHQIPËRISË/ Dështon “Panenka” e Fernandos, Partizani vazhdon të jetë në avantazh ndaj Egnatias (video)

by KLIKOJE.AL

Partizani dhe Egnatia po përballen në “Air Albania” për trofeun e Superkupës së Shqipërisë. Të kuqtë kanë ardhur në këtë ndeshje si fitues të Superiores në edicionin e kaluar ndërsa rrogozhinasit si fitues të Kupës së Shqipërisë.

Do të jetë padyshim një sfidë interesante mes dy skuadrave që kanë diktuar ritmin në këtë sezon me Egnatian e cila aktualisht kryeson e vetme, e ndjekur nga të kuqtë. Për Egnatian është hera e parë që merr pjesë në një finale të tillë, teksa kërkon të përsëritë suksesin e fundit të edicionit të kaluar, kur bëri të vetën për herë të parë Kupën e Shqipërisë.

 

LIVE PARTIZANI-EGNATIA 1-0
37′ Rrapaj

72’ E pabesueshme! Fernando tenton “Panenka” dhe Qirko kupton gjithçka duke pritur topin.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.