Vora e ka lënë pas humbjen ndaj ballshiotëve dhe u rikthye te fitorja, ku në fundjavë mundi Kastriotin në shifrat 4-2. Fatmir Prengaj ishte promotori i fitores me tre golat e tij, ndërsa golin tjetër e shënoi futbollisti i ardhur nga Tirana, Serxho Tafa.
Trajneri i Vorës Klodian Arbëri pas ndeshjes u shpreh: “Kjo është Vora e vërtetë. Rikthimi te fitorja na bën optimist, pasi asnjëherë nuk e kam prerë optimizmin për të realizuar objektivat. Në radhë të parë ne duhet të bëjmë detyrat tona, të fitojmë ndeshjet një e nga një. Mundësia e ngjitjes direkte varet nga gabimet e dyshes kryesuese. Shpresojmë shumë në këtë drejtim, gjithsesi ne duhet t’i bëjmë hyzmetin edhe variantit tjetër, që është kualifikimi në ‘play-off’, ku duhet të zgjedhin rivalin”.