Superiore/ Mbijetesa është një “LUFTË” e vërtetë, skuadrat e fundit mbajnë gjallë shpresat në tri javët e fundit

Java e 33-të e Kategorisë Superiore prodhoi rezultate të bujshme. Askush nuk ka mundur të sigurojë pozitat, sepse skuadrat më lart të renditura, pothuaj të gjitha kanë humbur përballë ekipeve që luajnë për mbijetesë. Bylis fitoi 1-2 në Niko Dovana ndaj Erzenit, duke i dhënë vetes shpresë për një mbijetesë të minutave të fundit.

Fitorja e ballshiotëve zhyt Erzenin në zonën e play-outit, me shijakasit që nuk fitojnë prej 8 ndeshjesh radhazi. Kukësi fitoi ndaj Lacit me shifrat 3-0 dhe i largohet zonës së ftohtë të renditjes. Egnatia bëri gabimin e madh dhe humbet 1-0 me Kastriotin e vendit të fundit, që mbetet matematikisht në lojë. Në tre javë të mbetura të sezonit gjithcka mbetet e hapur sa i përket luftës për mbijetesë.

Related posts

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)