TIRANA – DINAMO 0 – 0
Në sfidën Tirana – Dinamo u anuluan dy gola. VAR-i prishi festën e të dyja skuadrave, pasi fillimisht do të anulohej goli i Soler dhe më pas i Vilës për pozicione jashtë loje. Minutat e mbetura nuk do të prodhonin ndryshim të rezultati dhe në këtë mnëyrë kryeqytetit “mbetet” pa fitues.
LAÇI – VLLAZNIA 3 – 1 (Papa 44′, Mjaki 53′, Melo 55’/ Dajsinina ag 17′)
Ndeshja midis dy ekipeve veriore ka përfunduar me rezultatin 3-1. Vllaznia ka shënuar e para fal një autogoli nga Dajsinani, që mund të quhet dhe i pafat. Shkodranët luajtën më mirë në pjesë të parë dhe u përpoqën të tregojnë dhëmbët që në fillim. Mirëpo, lojtari me eksperiencë në kampionatet europiane, Papa barazoi pak para përfundimit të pjesës së parë. Në të dytën
Laçi hyri më dinamik dhe arriti brenda 2 minutave 2 gola të befasishëm. Mbrojtja e shkodranëve u kap e papërgatitur dhe kështu Laçi përmbysi rezultatin. Mjaki me portën thuajse të boshatisur pas pritjes së portierit të goditjes së parë drejt kuadratit, arriti të realizoj. Melo me një parabol të bukur, që u dyshua për pozicion jashtëloje në fillim vulosi rezultatin që mbeti i pandryshuar për pjesën e mbetur të takimit.
EGNATIA-TEUTA 0-0
Egnatia mori 1 pikë shumë të vlefshme ndaj Teutës në “Egnatia Arena”. Rrogozhinasit në këtë duel mbeten me 10 lojtarë, pasi dolën me të kuq Dulysse dhe Guma, trajneri i portierëve. Por pavarësisht avantazhit numerik në fushën e lojës, durrsakët e Edi Martinit nuk ia dolën të “çajnë” rrjetën e kampionëve. Kështu edhe Egnatia me Teutën ndajnë pikët.