SUPERIORE/ Barazim që nuk nxjerr nga vendi i fundit Teutën, Keko bëhet shpëtimtari i Partizanit (video)

Dueli i prapambetur mes Partizanit dhe Teutës i vlefshëm për javën e parë në Superiore, është mbyllur në barazimin 1-1.Sfida nisi me shumë vrull nga të dyja skuadrat, por u arrit të zhbllokohej vetëm në minutën e 24′ me Peposhin. Daci ka shpërdoruar disa raste për të dyfishuar shifrat.

Barazimi i sfidës erdhi në të 75′ nga Keko. Sulmuesi bëri sërish heroin për të kuqtë pasi arriti ti dhuronte pikë pas derbit me Tiranën ku ishte pikërisht ai që shënoi.

Pas kësaj sfide, Partizani mbetet në vendin e dytë me 30 pikë dhe Teuta në vendin e fundit më 14 pikë.

Related posts

Puth djalin e Alvarez dhe takon lojtarët pas triumfit në derbi, Refik Halili zbulon premion e majme (video)

“Tani situata është e komplikuar, Europa s’është në dorën tonë”, Kërnaja ndjen keqardhje për derbin, ka ankesa: Kishte prekje të topit me dorë…

“E kishim përgatitur, Alvarez na fitoi ndeshjen”/ Shehi zbulon fjalët në dhomat e zhveshjes: Çunave i thashë që…