1.1K
Zoran Zekic është trajneri i ri i Partizanit dhe ka mbetur vetëm që klubi i kuq të bëjë zyrtarizimin e tij në krye të stolit. Trajneri nga Kroacia do të vijë në Shqipëri për t’u prezantuar e më pas për të nisur nga puna në krye të stolit të kuq.
Ndërkohë, mediat kroate kanë zbuluar edhe emrin e asistentit që do të ndihmojë Zekic në krye të Partizanit. Zelimir Mesnjak do të jetë krahu i djathtë i trajnerit Zekic dhe së bashku do të mbërrijnë në Tiranë për të nisur nga puna.
Ka qenë vetë Zekic ai që i ka ofruar rolin e asistentit dhe mediat kroate bëjnë me dije se ishte një ftesë shumë personale për shkak të raportit familjar. Aktualisht, Mesnjak ka rolin e asistentit te skuadra e Slaven Belupo në Kroaci.