Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, është bërë këtë javë personi i parë në botë që ka arritur shifrën 401 milionë ndjekës në Instagram, duke lënë pas biznesmenen Kylie Jenner me 309 milionë followers.
E kjo shifër e Ronaldos përkthehet edhe në përfitime marramendëse nga kjo platformë. Kompania OLBG ka zbuliar shifrën që mund të përfitojë Ronaldo përmes një postimi në Instagram.
Kështu, me 400 milionë ndjekësit e tij aktualë, të ardhurat e Ronaldos rriten në 1,720,000 funte (2,043,388 euro), mbi trefishin e pagës së tij javore prej 480 mijë funtesh (570 mijë euro) në Manchester United.
Në vetëm 5 muajt e fundit në Instagramin e Ronaldos u shtuan 163 milionë followers me një mesatare prej 10 milionë like (pëlqimesh) në një postim të vetëm.