Skuadra e Redon Xhixhës, Qarabag fitoi ndeshjen e javës së 28 në Azerbaxhan ndaj Kapaz me shifrat 1-6, duke siguruar matematikisht titullin kampion, me golin e gjashtë që erdhi pikërisht nga këmbët e futbollistit shqiptar.
Ndjekësja më e afërt është Neftci Baku me 43 pikë, por tashmë në lojë nuk janë më pikët për ta parakaluar.
Një titull i veçantë edhe për ish-sulmuesin e Tiranës që u transferua te Qarabag në janarin e vitit 2023. Në këtë sezon, Xhixha është aktivizuar në 16 ndeshje të kampionatit duke shënuar dy gola si dhe një asist.
TRANSFERIMI TE QARABAG
Sulmuesi u larguar drejt Azerbaixhanit më 24 janar të vitit 2023 për të firmosur kontratën me Qarabag. Autori i 11 golave, shënuesi më i mirë i kampionatit, nuk doli në stërvitje me bardheblutë, që mbyllën tashmë zyrtarisht transferimin. Xhixha do të vazhdojë kështu në gjurmët e Ansi Agollit, një ish-bardheblu që ka bërë historinë me klubin azer.
Redon Xhixha ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me Qarabag, duke paguar në arkat e Tiranës shumën e 550 mijë euro. Një shumë e pëlqyeshme, në kushtet në të cilat ndodhet klubi kryeqytetas, i detyruar të shesë për të shlyer detyrimet financiare ndaj lojtarëve e stafit teknik. Natyrisht, pritet tashmë transferta për të menduar për zhbllokimin e merkatos. 24-vjeçari ishte i sakrifikuari i parë i Tiranës, në tentativë për të zhbllokuar ngërçin.