Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, njoftoi se në Pekin, ku po mbahet forumi ndërkombëtare “Belt and Road”, ka pasur një takim bilateral me presidentin e Kinës, Xi Jinpin, të cilën e ka quajtur “jashtëzakonisht miqësore”.
Vuçic ka thënë se në këta takim është biseduar “për të gjitha temat e rëndësishme”, përfshirë edhe temën e Kosovës. Ai ka thënë se, në këtë kontekst, ka kërkuar respektimin e normave juridike ndërkombëtare, shmangien e standardeve të dyfishta, respektimin e Kartës së OKB-së dhe të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Ne hasëm mirëkuptimin e miqve tanë kinezë”, ka thënë ai.
Vuçic ka thënë se me presidentin kinez ka biseduar edhe për bashkëpunimin ushtarak e teknik, përfshirë edhe blerjen e armëve kineze.
“Ne biseduam edhe për gjëra të tjera që janë të nevojshme për ne, si për bashkëpunimin në të gjitha fushat e ekonomisë dhe biznesit si edhe për bashkëpunimin ushtarako-teknik”, tha Vuçic.
“Serbia aktualisht nuk ka nga kush tjetër t’i marrë armët më moderne dhe më të sofistikuara”, ka theksuar ai.