Edhe pse ka vetëm dy muaj që ka lindur, Rihanna dukej elegante si kurrë më parë me një pallto të zezë të gjatë dhe çizme deri tek kofshët, ndërsa doli për darkë në New York City të hënën në mbrëmje.
Të gjithë sytë ishin tek super miliarderja , teksa ajo iu afrua makinës së saj me një xhaketë ‘Dries Van Noten’ gri qymyri prej 2,335 dollarësh dhe një palë këpucë ‘Balenciaga’, pasi kishte dalë për të ngrënë me miqtë, shkruan DailyMail.
Për grim, ajo vendosi një shkëlqim buzësh ngjyrë kafe dhe bronz, përgjatë mollëzave të saj të larta natyrale, të cilat i dhanë asaj një shkëlqim të këndshëm.
Rikujtojmë se, Rihanna dhe A$AP Rocky janë bërë prindër për herë të dytë në muajin gusht. 35-vjeçarja dhe reperi 34-vjeçar kanë vendosur që t’i venë një emër aspak të zakontë djalit të tyre. Referuar DailyMail, çifti i ka vendosur emrin djalit Riot Rose Mayers.