177
Tre ish-anëtarë të Ushtrisë serbe të Bosnjës janë dënuar me burgim për kryerjen e shumë përdhunimeve gjatë luftës së viteve 1992 deri më 1995 në Bosnje-Hercegovinë.
Ostoja Markovic, 57-vjeçar, u dënua me nëntë vjet burgim, më 10 shkurt, nga Gjykata e Qarkut në Banja Luka. Dy të pandehurit e tjerë, Bosiljko Markovic, gjithashtu 57-vjeçar, dhe Mirko Boziq, u dënuan me nga shtatë vjet secili për krimet e vitit 1992 në qytetin e Kotor Varosh në Bosnjën Qendrore.
Zoran Bubic, avokati i Markovicit, konfirmoi dënimet për Radion Evropa e Lirë. Ai tha se do të apelohet kundër vendimit të shkallës së parë. Sipas aktakuzës, të tre shërbenin në Ushtrinë serbe të Bosnjës dhe përdhunuan disa gra me kombësi kroate në Kotor Varosh më 28 qershor 1992.