321
Mustafa Abdullahu ishte një nga protagonistët në derbi ndaj Partizanit. Talenti i portës shkëlqeu me paraqitjen e tij, teksa në një moment tentoi të mposhte edhe Alban Hoxhën.
19-vjeçari duket se nuk ka fatin me vete, pasi ka pësuar një dëmtim të rëndë në stërvitje. Gardiani i portës ka një çarje në menisk. Një dëmtim i tillë për t’u rikuperuar do t’i duhet më shumë se dy muaj.
Kjo shton “dhimbjet e kokës” te bardheblutë, të cilët kanë të dëmtuar edhe Gentian Selmanin. Për bardheblutë në portë do të debutojë 20-vjeçari Kozi, pasi talenti Abdullahu pësoi një dëmtim të rëndë disa orë para startit të sfidës.